E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti për burgjet, Halimi: Forcim të sigurisë

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke folur në analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka kërkur forcim të sigurisë.   Halimi shtoi se duhet  angazhimi i të gjitha institucioneve të drejtësisë për forcimin e sigurisë.

Halimi publikoi raportin për burgjet për 4 mujorin e parë të vitit 2012-të, ku theksoi se raportet evidentojnë se kemi evoluim pozitiv në nivelin e menaxhimit në burgje. Kemi absolutisht një rritje të performancës në trajtimin e te dënuarve, u shpreh ministri Halimi.

Ministri i Drejtësisë  tha se ka pasur arritje te rëndësishme ne përmirësimin e sigurisë, duke evidentuar zero tentativa për arratisje gjate këtyre muajve. Po ka edhe probleme për të cilat pritet marrja e masave të menjëhershme.

Ai gjithashtu ka kërkuar luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe rasteve abuzive.

“Korrupsioni është një sëmundje që duhet ta luftojmë çdo ditë. Kërkoj prej jush tolerancë zero ndaj çdo rasti abuziv. Monitorimi dhe kontrolli i sistemit të burgjeve është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkoj marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar në të ardhmen dukuri të tilla” theksoi ministri Halimi.

Ministria e Drejtësisë aktualisht monitoron online me kamera sistemin e institucioneve të vuajtjes së dënimit në Tiranë, ndërkohë që pritet që ky sistem të shtrihet edhe në të gjithë IEVP.

Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi deklaroi se në shtator do të nisë reformave në sistemin e menaxhimit të burimeve financiare në burgje, e cila synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen e kostove për mbarëvajtjen e një të dënuari. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›