E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i pensioneve, PS: Skema aktuale e falimentuar

Partia Socialiste ka gati një paketë politikash për reformimin e sistemit të pensioneve në Shqipëri.

Kosta Barjaba i cili kryeson grupin e punës për çështjet sociale në PS e ka cilësuar skemën akute të qeverisë për pensionet si të falimentuar. Për socialistët reforma në pensione nis me nxjerrjen e kësaj shtrese të popullsisë nga varfëria.

Betejën ndaj varfërisë në Shqipëri socialistët synojnë ta fitojnë përmes punësimit.

Programi i PS-së parashikon gjithashtu edhe ngritjen e shërbimit për fëmijët në çdo bashki e komunw brenda mandatit të parë qeverisës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›