Haxhinasto viziton studenten e sapodalë nga koma
Vjenë- Zv.kryministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ka vizituar studentën e aksidentuar në tragjedinë e Himarës, Eriselda Gubere, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri.
Ministri Haxhinasto është interesuar pranë stafit mjeksor për gjëndjen shëndetësore të studentes dhe ka konstatuar më kënaqësi se gjëndja e saj, pas daljes nga koma është duke u përmisuar.
Ai ka folur me vajzën e sapodalë nga koma dhe i ka uruar asaj shërim të shpjetë. Sipas tij, gjithcka për të cilën Eriselda ka tani nevojë është thjesht përkujdesje intensive dhe qetësi.
Ndër të tjera ai ka falenderuar edhe stafin mjeksor që është përkujdesur dhe ka trjatuar profesionalisht vajzën e plagosur rëndë.
Eriselda Gubere ishte një nga të mbijetuarat e tragjedisë së Himarës, e cila e dërguar ne Vjenë pë trajtim të mëtejshëm, ka qënë gjendje kome, deri ditën e djeshme.
Lajmi për daljen nga gjendja kome e studentes Eriselda Gubere u dha një ditë më parë nga ministria e Shendetesise, e cila beri me dije se Eriselda Gubere ka dale nga koma të enjten në mesditë në orën 14.00.
Nderkohe qe shoqja e saj, Florije Peci eshte akoma ne gjendje kome.