E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në humnerë autobuzi me aktivistë të AK, Vasili: Ka 9 të plagosur

Elbasan- Një autobuz me 31 pasagjerë, aktivistë të Aleancës Kuq e zi, ka dalë nga rruga, duke rene ne nje humnere rreth 20 metra, në Qafën e Krrabës. Konfirmohet se nga aksidenti nuk ka viktima, por vetëm disa të plagosur.

Vetëm 9 nga të aksidentuarit mësohet se kanë plagë më të rënda, ndërsa pasagjeret e tjerë,  numri i të cilëve mësohet të ketë qënë 31, kanë dëmtime të lehta. Këto janë të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Dy nga të plagosurit mësohet se janë në gjëndje më të rëndë. Emri i njërit prej tyre  është Artan Kojku, por fatmirësisht të dy janë  jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se edhe drejtuesi i automjetit, Mitat Biçaku, nga Librazhdi, është plagosur lehtë. Poashtu mes të plagosurve është edhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Librazhdin, Fatmir Brazhda, i cili ka bërë të ditur se aktivistët nuk kanë dëmtime serioze, por vetëm gërvishtje të vogla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, në vendin e quajtru Qershitë. Autobusi  me targa LB 3156, trasportonte drejt Librazhdit aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët morën pjesë në një manifestim të AK-së, që u zhvillua në mesditë në kryeqytet.

Mësohet se strukturat rajonale shëndetësore në Elbasan dhe Tiranë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe operacioni i shpëtimit u ezaurua në rreth 30 minuta. Gjithashtu në vendgjarje kanë shkuar edhe helikopterë të cilët ishin të gatshëm të transportonin të plagosurit drejt Tiranës, por ndërhyrja e tyre nuk është parë e arsyeshme, pasi të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Burime të policisë bëjnë të ditur se një mjet tip Land Rover, me targa të Tiranës, i ka prerë rrugën autobusit, i cili në tentativë për të shmangur përplasjen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Mjeti i cili është larguar nga vendngjarja, është shpalluar në kërkim.

Policia ka bllokuar rrugën Tiranë- Elbasan ndëkohë që deri tani 2 ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur ndonjë transportim të mundshëm drejt spitalit ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›