Shkrihen partite came krijohet PDIU

TIRAN - Pas apelit nga te dyja partite qe mbrojne te drejtat e cameve eshte bere e mundur te gjendet gjuha e perbashket per te sjelle bashkimin midis Partise per Drejtesi e Unitetit dhe Partise per Drejtesi e Integrim. Paraditen e djeshme dy kreret e partive perkatese Shpetim Idrizi dhe Tahir Muhedini kane njoftuar shkrirjen e partive per te krijuar Partine per Drejtesi Integrim dhe Unitet PDIU.
Ne fjalen e mbajtur ne kete takim kryetari i kesaj partie Shpetim Idrizi tha se qellimi i bashkimit eshte zgjidhja e ceshtjes came me mjete politike juridike e diplomatike si nje plage qe vazhdon te rrjedhe gjak. 2011 do te jete nje pune e jashtezakonshme. Do te realizojme rezolute per ceshtjen came. Do ta nderkombetarizojme ceshtjen si dhe do te punojme per hartimin e nje rezolute ne Kongresin Amerikan. Do ti drejtohemi nje studioje avokatore nga me prestigjiozet ne bote. Do te ndjekim dhe ne rrugen qe ka bere Greqia me ceshtjen krimeve te ushtareve gjermane ne nje fshat te Greqise gjate luftes se Dyte Boterore - deklaroi Idrizi.
Ndersa ish-kreu i PDU-se Tahir Muhedini theksoi se ky bashkim nuk mund te kishte dite tjeter me te mire se kjo e pavaresise se Kosoves. Gjate ceremonise se bashkimit te dy partive ishte i pranishem politikani dhe historiani Sabri Godo i cili nxiti partine e re te zgjeroje veprimtarine duke kerkuar perkrahjen e nderkombetareve ne zgjidhjen e ceshtjes came. Gezimi dhe entuziazmi juaj tregon se e keni pritur kete dite dhe eshte ne diten fatlume ate te pavaresise se Kosoves. E shoh bashkimin si formacionin qe bashkon dhe 300 mije camet qe jetojne ne Shqiperi - theksoi Godo.