Qeveria Ne mungese te votave do arnojme ligjet
Mungesa e numrave ne Kuvend per te miratuar nje sere ligjesh me shumice te cilesuar ka detyruar mazhorancen qe te ngreje nje strategji te re duke shfrytezuar hapesirat bosh te legjislacionit shqiptar. Qellimi i mazhorances eshte ndryshimi i te gjitha Kodeve dhe ligjeve te tjera qe kerkojne 84 vota permes mendimeve te ligjeve ekzistuese. Ne ate rast ku nuk mund te miratoje ligjin do te perdoret metoda e ndryshimit te disa neneve por kjo gje rrezikon te sjelle perplasje me Kushtetuten. Deri me tani kjo strategji ka bere qe me shume se 30 ligje apo VKM te rrezohen gjate ketyre pese viteve nga Gjykata Kushtetuese.
Ne mungese te konsensusit qeveria mund te propozoje ndryshime ne ligjet qe nuk kerkojne nje shumice te kualifikuar nese lejohet nga Kushtetuta thuhet ne planin e veprimit.
Lidhur me plotesimin e vendeve vakante ne disa prej institucioneve kushtetuese proces i cili ka ngecur per shkak te krizes politike qeveria do te perdore te gjithe hapesiren ligjore duke lene ne detyre zevendesuesit e krereve te institucioneve. Nje rast konkret eshte ai i Avokatit te Popullit ku mazhoranca nuk ka vota per ta miratuar. Per sa sa kohe qe nuk eshte perzgjedhur ende asnje emer ne baze te ligjeve ekzistuese komisioneri me i vjeter eshte ne krye te institucionit- thuhet ne plan veprimin e pergatitur nga qeveria pak dite me pare.
Ndersa per vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese qeveria i justifikon me shqyrtimin e dy neneve te Kushtetutes per zevendesimin e anetareve. Mazhoranca ka perfshire ne planin e saj edhe heqjen e imunitetit te deputeteve duke theksuar se Ministri i Drejtesise diskutoi me propozimin e shumices me Keshillin e Larte te Drejtesise me date 21 janar 2011 per te perdorur sistemin gjerman per imunitetin e deputeteve dhe te gjyqtareve. Por edhe kjo pike mund te rrezohet ne Kushtetuese pasi mendimi bie ndesh me ligjin qe kerkon 84 vota.
Pika me e nxehte mbeten pergatitjet per zgjedhjet e 8 majit. Pavaresisht se deri me tani nuk eshte bere asnje nga reformat ligjore te kerkuara nga nderkombetaret qeveria i ka premtuar BE-se se do arrije ti mbylle procedurat brenda afateve. Ne menyre qe te modifikoje kornizen legjislative per zgjedhjet per sigurimin e zgjedhjeve te rregullta ne perputhje me rekomandimet e OSBE /ODIHR Parlamenti ka krijuar nje komision parlamentar per Reformen Zgjedhore. Nuk ka propozime qe jane bere deri tani nga opozita. Ministria e Brendshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kane marre te gjitha masat e nevojshme per organizimin e duhur te zgjedhjet lokale thuhet ne planin e veprimit te qeverise. Por deri me tani nuk eshte ndermarre asnje mase konkrete.
Ne lidhje me reformen ne administraten publike behet e ditur se ajo eshte duke u bere dhe se shume shpejt do te propozohen ndryshime ne statusin e nepunesit civil. Komisioni i ngritur per kete pune duhet te kishte dhene konkluzionet qe ne fillim te dhjetorit te vitit te kaluar.
Lidhur me sistemin e drejtesise dhe korrupsionin e larte qeveria ka renditur ngritjen e strukturave te reja por ende nuk ka rezultate konkrete per te paraqitur. Strukturat jane ngritur zyrtarisht ne nje kohe kur te gjitha raportet flasin per ngritje te nivelit te korrupsionit.