Haxhiosmanoviç largohet nga Vllaznia
Ikën Haxhiosmanoviç, vjen Hasan Lika. Kështu i fillon Vllaznia përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Ndryshimi kryesor i shkodranëve do të jetë në stol: Dervish Haxhiosmanoviç nuk do ta drejtojë më skuadrën. I njohur ndryshe si trajneri i "emergjencës" në Shkodër, ku është emëruar pesë herë, gjithmonë pasi stoli mbetej bosh, malazezi largohet sepse nuk zotëron licencën "A". Ky dokument i kërkuar nga FSHF-ja është i domosdoshëm për të drejtuar skuadrat e elitës në Shqipëri. Megjithatë, mbeten dyshimet se si Haxhiosmanoviç ka punuar pa licencë te Vllaznia që prej 3 marsit 2009, kur në javën e 22-të të Kategorisë Superiore zëvendësoi Agim Canajn. Por presidenti Valter Fushaj nuk ka vonuar shumë dhe ka zgjedhur Hasan Likën për pankinën e Vllaznisë së të ardhmes. Ish-trajneri i Shpresës, që ka drejtuar edhe Teutën, në sezonet e fundit ka drejtuar Partizanin, nga i cili dha dorëheqjen në dhjetor të 2008 pas rezultateve të dobëta të skuadrës. Lika nuk ishte alternativa e vetme, pasi në tavolinën e Vllaznisë kanë qenë edhe kandidatura të tjera si malazezi Mladen Vukiçeviç dhe Shpëtim Duro. Vikçeviç gjatë sezonit të fundit ka punuar me FK Zeta Golubovci, skuadër e cila e mbylli sezonin në vendin e nëntë në Ligën e Parë malazeze (Prva Crnogorska).
Ndryshime do të ketë edhe në skuadër. Xhevahir Sukaj dhe Xhejms Boadu u kthyen te turqit e Haxhetepes, pasi u ka përfunduar huazimi, ndërsa Dhëmbit dhe kroatit Mirko Plantiç nuk u është ofruar rinovimi i kontratës. Ky i fundit, i afruar me shumë bujë gjatë merkatos së janarit, nuk i ka bindur drejtuesit e klubit, pasi shpeshherë ka shfaqur pasiguri në mbrojtje. Problematike është edhe situata e "veteranëve" shkodranë. Përveç portierit Armir Grima, që ka gjetur marrëveshjen me klubin (ende mungon firma), të gjithë të tjerët janë të pavendosur për të qëndruar. Fushaj është i pakënaqur nga paraqitjet e Sinanit, Belishës dhe Kaçit, të cilëve u ka bërë oferta 20-30 për qind më të ulëta financiarisht në krahasim me vitin e kaluar. Kontributi i tyre gjatë sezonit që kaloi është cilësuar i pamjaftueshëm për skuadrën dhe kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në portofolin e lojtarëve. Sinani dhe Belisha duhej të kthenin dje një përgjigje rreth pranimit ose jo të ofertës, por asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të diskutuar me klubin.