E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratët lirojnë pas 10 muajsh rimorkiatorin

Një rimorkiator që qëndronte prej dhjetë muajsh në duart e piratëve somalezë u lirua bashkë me ekuipazhin nigerian, të cilët tashmë gjenden në kujdesin e trupave holandeze. Ata raportuan se të gjithë gëzonin shëndet të plotë. Gjiri i Adenit, në Veri të Somalisë është zona me aktivitetin më të lartë të piratëve në botë. Rimorkiatori me flamur panamez është në duart e piratëve që prej gushtit të vitit të shkuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›