E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova sfidon kampionin e Suedisë, Kalmarin

FIFA dhe UEFA do ta përfshijnë Federatën Kosovare të Futbollit në gjirin e saj vetëm pasi shteti më i ri i botës të njihet nga OKB-ja. Kjo u mohon atyre jo vetëm pjesëmarrjen në kompeticione ndërkombëtare, por edhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore me ekipe të tjera përfaqësuese. Megjithatë, kosovarët po mundohen ta shfrytëzojnë në maksimum hapësirën për të luajtur miqësore me skuadra klubesh evropiane. Kështu që, pas ndeshjes miqësore të zhvilluar në muajin mars kundër skuadrës suedeze, Malmo, Kosova do të zhvillojë më 24 qershor edhe një tjetër ndeshje miqësore në Suedi, por kësaj radhe ndaj kampionit të këtij vendi, Kalmarit. Ka qenë vetë klubi suedez ai që ka dërguar pak ditë më parë një ftesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila është aprovuar në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv. Pas dorëheqjes së trajnerit Edmond Rugova, në pankinën e Kosovës për këtë ndeshje do të ulet trajneri i Besës së Pejës, Genc Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›