E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela Presidenti te zgjidhet nga populli

Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Me pare ndryshimet ne Kushtetute pastaj emri

Opozita riciklon idene e zgjedhjes se Presidentit nga populli. Nje nga perfaqesuesit me aktive te saj kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela deklaroi dje ne nje prononcim televiziv se kalimi drejt nje vote plebishitare per kreun e shtetit eshte nje opsion i pranueshem ne funksion te balancimit te pushteteve. Nese Presidenti do te zgjidhet nga populli ose jo kjo eshte ceshtje e popullit. Opozita ne shtator do te kete paketen e vet kushtetuese. Kushtetuta do te zgjidhe perfundimisht ceshtjen e Presidentit - tha Ngjela. Ky eshte rasti i dyte qe opozita kerkon 1 vit para afatit ligjor zgjedhjen e Presidentit ne nje forme plebishitare. E njejta gje ndodhi edhe ne vitin 2006 kur thuajse 1 vit nga mbarimi i mandatit te Presidentit te atehershem Alfred Moisiu ish-sekretari politik i Partise Socialiste Ben Blushi hodhi idene e nje ndryshimi thelbesor ne proceduren e zgjedhjes. Me gjithe debatin e provokuar ajo cfare rezultoi ishte me shume nje manover taktike e nistuar nga partia qe kishte problemin e brendshem te kandidaturave te shumta dhe te ish-kryetarit Fatos Nano qe synonte institucionin ne fjale. Por implikimi me i drejtperdrejte qe aktualisht kjo ide ka eshte ndryshimi i Kushtetutes pasi vete propozimi dikton nderhyrje ne ligjin themeltar te shtetit i cili parashikon procedure parlamentare normale. Ne kete kuptim nje President nga populli pershfaqet ne opinion jo vetem si nje mundesi per te ulur ne tryeze shumicen e Sali Berishes per reformat e kerkuara kushtetuese por edhe per te provokuar me kete rast nje raund te ri elektoral i cili do te zhvillohej nje vit para zgjedhjeve te vitit 2013 dhe qe mund te shoqerohej me te papritura. Vetem pak dite me pare nje tjeter drejtues i opozites demokristiani Nard Ndoka hodhi idene e nje rikandidimi te Bamir Topit tashme nen siglen opozitare cka e aktualizon betejen presidenciale si nje ballafaqim pa kosto per te majten. Sa i perket draftit te premtuar nga opozita Ngjela ka nenvizuar synimin e tij per te balancuar pushtetet ne Shqiperi qe po gjykohen si te prekura rende ne integritetin e tyre kushtetues edhe per shkak te nderhyrjes se fundit ne 21 prill 2008 e ku PS-ja ka pergjegjesine kryesore. Me ndryshimet e propozuara nga opozita Kushtetuta e vendit do te ruaje ekuilibrat e shtetit dhe mendoj se do te jete nje nga nismat me te rendesishme te saj nga shtatori e tutje - deklaroi ai. Apeli i vijueshem i opozites per sa i perket Kushtetutes vjen ne nje kohe kur shumica po kerkon te reduktoje bashkepunimin per reformat ne Kodin Zgjedhor dhe ligje te tjera te rendesishme pa operuar ligjin kryesor. Rezultati zgjedhor i 8 majit duket se i ka hequr ritmin krizes politike perderisa ka dhene nje panorame te raporteve mes dy kampeve qe jane gjithsesi shume afer njeri-tjetrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›