Financat: 2010, deficiti buxhetor zbret nën 3.3 %
Sipas analizës së financave për 2010, deficiti buxhetor ka rënë me 50 për qind, në krahasim me 2009, duke rënë kështu nën 3.3 % të PBB, target i vënë nga FMN
Deficiti buxhetor për vitin që lamë pas shënon 1.5 miliard lekë më pak, në krahasim me atë që qeveria parashikoi në buxhetin e rishikuar të korrikut dhe zbret nën 3.3 % të PBB-së, nga 7 % që ishte vitin e kaluar. Ndërsa duke e krahasuar me deficitin e 2009-ës, që u shkaktua nga huamarrja, ky tregues shënoi 4.5 %, që ishte deficiti që vinte për shkak të huamarrjes për vitin 2009. Sipas analizës së financave për 2010, kjo përkthehet në ulje me 50 % të huamarrjes për atë vit. Analiza vjetore tregon për një performancë pozitive, si në nxjerrjen e taksave, ashtu dhe në administrimin e shpenzimeve publike. Si rrjedhojë, sipas financave, borxhi publik vijoji të ulet. Në të njëjtën kohë, në vitin 2010 është mbajtur një normë e lartë e investimeve publike, si investime të pushtetit qendror, prej 5.5 % të PBB-së ndërkohë. Po sipas të dhënave të financave, në rajon lëviz nga 0 - 1 % vëllimi i investimeve që kryhet prej tyre dhe sipas analizës që bën drejtoria e Përgjithshme e Financave dhe Ekonomisë në Komisionin Europian, rritja e borxhit publik përgjatë vitit 2010 është në mesataren e vendeve të rajonit. Ndërsa, po sipas analizës financiare të ministrisë për 2010-ën, borxhi publik do të vijonte të ulej nëse Pushteti Vendor nuk do të përdorte të drejtën për të konsumuar nga të ardhurat e trashëguara dhe të 5 miliardë lekëve të tjera. Pra deficiti vjetor do të llogaritej në nivelin e 2.5 % të PBB-së, një vëllim të borxhit me 5 miliardë lekë më të ulët, që do të ulte me 0.5 % të PBB-së, nëse përgjatë vitit 2010 Pushteti Vendor nuk do të kishte shpenzuar 5 miliardë lekë më shumë nga sa janë mbledhur të ardhura dhe nga sa janë transferuar nga buxheti qendror, duke përdorur të drejtën e ligjshme, të transferimit të fondeve nga një vit në tjetrin. “Borxhi publik për këtë shkak vijoji të ulet, duke përbërë një rast të veçantë në rajon, që ulëm borxhin publik edhe në vitin 2010, duke mbajtur një normë të lartë të investimeve publike”, tha ministri Bode. “Viti 2001, sigurisht përbën një vit të ngarkuar me objektiva, me shpresë dhe besim të plotë, se trendi i programuar në buxhetin e këtij viti do të jetë tërësisht i mundur”, tha Bode. Sipas tij, do të vijojë përmirësimi dhe administrimi i sistemit fiskal dhe modernizimin e tij, me mbështetjen e prioriteteve dhe programeve të deklaruara nga ana e qeverisë, me rritjen e pagave dhe të pensioneve.