E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard: Nuk e meriton Mesi “Topin e Artë”

Ylli belg i Lilës, Eden Hazard, nuk është ndonjë tifoz i madh i superyllit të Barcelonës, Lionel Mesi. Hazard thotë se Mesi nuk e meriton ta fitojë “Topin e Artë” për të tretin vit radhazi, pasi atij i mungon eleganca. “Të jem i qartë: ai është më i miri, por mendoj se atij i mungon eleganca e Zidan ose Platini. Shumë lojtarë e meritojnë Topin e Artë për gjithë karrierën e tyre, si Tierri Henri dhe Rajan Gigs. Vitin e kaluar e meritoi Uesli Shnajder”, ka thënë Hazard i pyetur pas ndeshjes kundër Interit rreth argumentit të nominimeve për “Topin e Artë”. Hazard dhe Lila e tij u mposhtën 2-0 në “San Siro” dhe praktikisht i kanë dhënë lamtumirën Champions League-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›