E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hanka Paldum, mohon keqtrajtimin e serbëve

Këngëtarja boshnjake Hanka Paldum, ka demantuar lajmet rreth pjesëmarrjes së saj në torturimin e pengjeve serbe në logore, gjatë luftës në Bosnjë.Ajo ka theksuar, se tregimet për keqtrajtime, nuk janë vetëm sulm ndaj saj, por edhe ndaj Bosnjës, simbol i së cilës konsiderohet Paldum.

Këngëtarja ka konfirmuar se do të ngrisë padi ndaj përgjegjësve për shpifje, se gjatë vitit 1993 ajo ka keqtrajtuar serbin Goran Golub, nga burgu "Silos".

"Do të ngrisë padi për këtë rast. Para së gjithash, do ta padisë avokatin i cili e ka bërë këtë rast publik. E di që në fund drejtësia do të fitojë në gjyq. Kjo s'do të mbetet me kaq", ka thënë Paldum për mediat boshnjake. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›