E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi: Do ta mposhtim Junajtidin

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka deklaruar se mentaliteti i skuadrës për të cilën ai luan i bën ata as të mendojnë për të pësuar disfatë në finalen e madhe ndaj Mançester Junajtidit javën e ardhshme. “Ata janë të ngjashëm me Arsenalin dhe luajnë futboll sulmues. Ata nuk do të tentojnë të na bllokojnë, prandaj pritet të jetë ndeshje shumë interesante mes dy ekipeve të mëdha. Është finale e përshtatshme mes dy kampionëve të kampionateve respektive. Ne kemi një mentalitet kolektiv fitues, prandaj humbja as që merret në konsideratë”, ka thënë Mesi, që ka shënuar golin e dytë në finalen e vitit 2009, kur Barcelona mposhti Mançesterin e Kristiano Ronaldos 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›