Lacio ne Champions, Roma ne Europa Leagu
Skuadra e Interit e ka mbyllur me fitore sezonin 2010/2011 në Serie A duke e mposhtur Katanian 3-1. Pas një asistimi të Husin Kharzha, Xhampaolo Pacini shënoi për epërsinë e zikaltërve (15’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë (48’), ishte sërish Pacini lojtari që dyfishoi avantazhin e vendasve, ndërsa Juto Nagatomo shënoi për epërsinë e trefishtë të zikaltërve (63’). Ndërkaq, golin e nderit për mysafirët e shënoi Pablo Ledezma (66’). Interi e përfundon këtë sezon në vendin e dytë duke u kualifikuar kështu direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa një shans për trofe këtë sezon e ka në finalen e Kupës së Italisë ku do të luajë kundër Palermos. Në ndeshjet e tjera, Breshia e Fiorentina e kanë mbyllur në barazim ndeshjen mes tyre dhe krejt sezonin. Bari ka fituar në Bolonja 0-4, por puljezët e kishin prerë me kohë biletën për në serie B. Në barazim ka përfunduar edhe Kajliari-Parma, 1-1, ndërsa Kievo ka fituar 1-3 në fushën e Palermos, me këta të fundit që e kanë mendjen te finalja e Kupës së Italisë kundër Interit.
Serie A
Rezultatet
Bolonja – Bari 0-4
Breshia – Fiorentina 2-2
Kajliari – Parma 1-1
Xhenoa – Çezena 3-2
Inter – Katania 3-1
Palermo – Kievo 1-3
Roma – Sampdoria X-X
Juventus – Napoli X-X
Leçe – Lacio X-X
Udineze – Milan X-X