E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard, largohet në qershor

Drejtori i përgjithshëm i Lilles, Frederic Paquet ka thënë se është pothuajse e sigurt se Eden Hazard do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Belgu, 21 vjeç ka paralajmëruar se do të vazhdoj karrierën e tij në një klub tjetër dhe Lille është duke u përgatitur për largimin e tij.

“Eden do të largohet në fund të sezonit, kjo është pothuajse e sigurt” tha Paquet për Orange Sport. Dyshja e Premierligës, Chelsea dhe Manchester United kanë shprehur interesim për Hazardin, njësoj sikurse rivali nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›