E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard në Manchester?

Eden Hazard edhe një herë ka bërë të ditur se ai do të kaloj në Manchester këtë verë, por ai refuzoi sërish që të qartësojë nëse ai do ti bashkohet Cityt apo Unitedit.

Përfaqësuesi i Belgjikës tashmë e ka bërë të qartë se ai do të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit për tu transferuar në Premierligë.

Manchesteri është destinancion më i mundshëm i tij, por 21-vjeçari kur u pyet se ku do të transferohohet këtë verë, Hazard u përgjigj: “Në Manchester siç e kam thënë tashmë. Vendimin do ta marrë shumë shpejtë. E kam bërë zgjedhjen 90 për qind.”, tha Hazard.

“City ka fituar ligën këtë sezon, dhe ata kanë lojtarë të mëdhenj, trajner të madh dhe një projekt të mirë. Në United të gjithë e njohim Fergusoni dhe lojtarët e talentuar që ai ka në skuadër”, tha në fund belgu.

Hazard këtë sezon me Lillen ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 15 asistime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›