Kuyt i lodhur në bankinë

Dirk Kuyt ka shprehur frustrimin e tij pasi nuk po mund të gjej një vend në formacionin e parë të Kenny Daglish.
Menaxheri i Liverpoolit e ka lënë 31-vjeçarin shumicën e sezonit në bankën rezerve, por Kuyt mendon se ai është mjaft i mirë sa të luaj çdo javë.
“Nen drejtimin e këtij menaxheri unë nuk e kam ndjenjën se ai do të më aktivizojë çdo jave. Nuk kam iluzion që të luaj çdo javë. Por unë besoj se jam shumë i mirë për të luajtur për Liverpoolin çdo javë”, tha sulmuesi holandez.
Kuyt Liverpoolit iu bashkua në vitin 2006 dhe për këtë skuadër ka shënuar 71 gola në 276 paraqitje.