E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Shkodër, konfirmohen tre të vdekur

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat bëjnë të ditur viktimat. Sipas hetimeve të para, makina po udhëtonte në drejtim të Velipojës, teksa ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Ajo është pikasur nga një kalimtar, i cili ka lajmëruar policinë. Makina me targa britanike ka përfunduar në një kanal me ujë me thellësi rreth 3 metra.

Policia bëri të ditur edhe identitetin e viktimave. Ata janë Selami Hakaj 27-vjeç, dhe vëllezërit Përparim dhe Besim Halicaj. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi nga pagjumësi e drejtuesit të mjetit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›