Qeveria: Instancë të veçantë për ankesat e prokurimeve
Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, sqaroi se ndryshimet në këtë ligj parashikojnë që Agjencia e Prokurimeve Publike, e cilësuar si autoriteti që shpall, organizon e mbikqyr tenderbërjen në shkallë kombëtare, nuk do të jetë më një agjenci apeli, por do të ngrihet një lloj komisioni tjetër, që do merret vetëm me shqyrtimin e ankesave nga sipërmarrësit.
Sipas kreut të Qeverisë, kjo është një kërkesë edhe e raportit të vitit të kaluar të KE-së, por dhe parimisht nuk mund të jetë Agjencia e Prokurimeve Publike që do të bëjë gjyqtarin, por do të jetë një komision i veçantë, një lloj senati që do të ketë të drejtën e shqyrtimit të ankesave dhe të verdiktit ndaj ankesave përfundimtare në kahun administrativ, pasi sipërmarrësit kanë të drejtë dhe t'i drejtohen gjykatës. Berisha nënvizoi se me këtë plotësim ligjor, sistemi i prokurimeve përmirësohet në mënyrë shumë të ndjeshme.
"Ka një rëndësi shumë të madhe që të gjitha blerjet dhe shitjet me ankand të bëhen të formës elektronike. Blerjet të jenë me internet, sepse janë më të ndershme e më të pastra dhe i japin mundësi një pjesëmarrje shumë më të gjerë të firmave", tha ai. Sipas tij, pjesëmarrja në tendera nga janari i këtij viti e deri tani është shumëfishuar. "Në rast se mesatarja ka qënë 2-3, tani është 6-7 e më shumë dhe po i afrohet standardit europian. Ndërsa për prokurimet, Shqipëria është i vetmi vend në botë që i ka ato 100% elektronike. Vendi i dytë në botë me prokurim elektronik të zhvilluar është Kili me 85 % , ndërsa standardi europian është me 40%, ndërkohë që ne e kemi 100%", vuri në dukje z. Berisha.