E Diel, 1 Nëntor 2026

Hazizaj Vdekja e 4 femijeve kembane alarmi per mungesen e sherbimeve sociale

Tirane 13 nentor NOA - Vdekja e Robert Vilson Kasandra e Nertila Xhekes ne Sukth te Durresit eshte nje kembane alarmi per mungesen e sherbimeve sociale te mbrojtjes se femijeve ne Shqiperi.

Ky eshte apeli i leshuar nga Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve lidhur me tragjedine e pak diteve me pare ne Durres ku 4 femije humben jeten te asfiksuar nga tymi i zjarrit qe u ra ne shtepi ndersa ndricoheshin me qiri.

Ata vdiqen duke pritur driten. Ata vdiqen duke enderruar nje jete ku dritat nuk ikin ku shteti jep ndihme sociale per cdo individ te varfer ku komunat dhe bashkite kujdesen per cdo femije pa diskriminim citon drejtuesi i kesaj qendre Altin Hazizaj.

Ne nje deklarate te posacme per median ai deklaron se tragjedia e nje familjeje te lene te vetmuar ne varferine e saj ekstreme eshte shprehje e qarte e mungeses se sherbimeve sociale ne mbrojtje te femijeve dhe njerezve te varfer te Shqiperi.

Sot Roberti Vilsoni Kasandra dhe Nertila nuk jane me. Ata nuk do te luajne perpara oborrit te shtepise se tyre me femijet e tjere qe edhe pse e papershtatshme per te jetuar perseri ishte streha e tyre e vetme ku ata mund te jetonin te sigurte me nenen e tyre. Ne fakt askush nuk ju dha atyre nje shtepi me te mire me te sigurte me te pershtatshme ndonese shume institucione e kishin per detyre qe ta ndihmonin thuhet ne deklarate.

Duke cituar edhe Konventen per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve e OKB-se ku Shqiperia eshte pale qe prej vitit 1992 i kerkon shteteve pale qe te japin ndihmen e tyre ne sigurimin dhe garantimin e mireqenies sociale dhe fizike te femijeve kur kjo nuk mund te realizohet nga prinderit e tyre.

Rasti ne fjale ngre dyshime serioze per punen qe ben pushteti vendor per te mbrojtur dhe garantuar mireqenien e femijeve por ne te njejten kohe duhet te bej te shqetesohen per mos-funksionimin e strukturave te kujdesit shoqeror te gjithe institucionet dhe qytetaret e ketij vendi perfundon deklarata.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/34214-hazizaj-vdekja-e-4-femijeve-kembane-alarmi-per-mungesen-e-sherbimeve-socialetitleHazizaj Vdekja e 4 femijeve kembane alarmi per mungesen e sherbimeve socialetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›