E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogace Qeveria rrezon pensionet e ushtarakeve

12/11/2010Ndryshimi i bere ne vendimin e qeverise ul ne menyre te ndjeshme masat e pensioneve tek perfituesit

Javes se ardhshme mblidhet kryesia e shoqatave per te marre vendimin kundrejt shkeljeve

Vendimi i ri i qeverise rrezon gjithe proceduren e kryer deri me tani per llogaritjen e pensioneve me te cilat do te trajtoheshin ish-ushtaraket. Ne nje prononcim per gazeten Metropol kreu i shoqates Medi Pogaci thekson se ky eshte nje veprim antiligjor pasi rikthen edhe nje here zvarritjet e gjithe procesit nderkohe qe ul ne menyre te ndjeshme masen e trajtimit per keto shtresa. Gjithashtu Pogace konfirmon se ndryshimet e bera jane thjesht vendime politike te cilat jo vetem jane ne kundershtim me Kushtetuten por bien ndesh edhe me verdiktin e dhene kohe me pare nga Gjykata Kushtetuese duke rikthyer edhe nje here ne skene problematiken shumevjecare te zvarritjes se llogaritjeve.

Reagimi

Vendimi i marre ne kundershtim me ligjin rikthen edhe nje here tjeter mbrapsht procesin e rillogaritjes pasi permbys te gjitha procedurat e kryera deri me tani nga institucionet perkatese. Ne keto kushte gjithcka do te nise nga e para sipas percaktimeve te reja te bera mbi perdorimin ne llogaritje jo me te pages referuese po asaj referuese neto nga e cila do te hiqen te gjitha kontributet e detyrueshme shoqerore e shendetesore si dhe tatimet e te ardhurave. Kjo e fundit ul ndjeshem masen e pages mbi te cilen do te bazohet perllogaritja e re. Po ashtu te gjitha shtesat qe duhej te permblidheshin ne pagen referuese nuk njihen me nga VKM-ja e re shprehet Pogace. Njekohesisht problematike mbetet edhe ulja e mases qe do te pesoje pensioni per vitet e sherbimit duke qene se zbritet nga 2 per qind qe eshte percaktuar ne piken 2 te nenit 14 te ligjit ne masen e re prej 1.5 per qind qe eshte percaktuar ne vendimin e dy diteve me pare. Te gjitha keto ndryshime sipas Pogaces do te sjellin ulje te theksuar te mases se pensionit qe do te perfitojne kjo kategori.

Shkeljet

Referuar ndryshimeve te bera sipas Pogaces vendimi i qeverise bie ndesh me verdiktin e Gjykates Kushtetuese e cila shfuqizoi nga ligji nenin dy per shkak te problematikes qe sillte ne kete proces. Konkretisht ne nenin 14 percaktohej se Pensioni i parakohshem per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit eshte 50 per qind e pages mesatare referuese mujore. Per cdo vit tjeter te vjetersise ne sherbim sipas percaktimit masa e pensionit shtohet me 2 per qind te pages mesatare referuese. Nderkohe qe masa e pensionit e llogaritur sipas kesaj pike percakton se e drejta e perfitimit per personat qe nuk kane paguar kontribute suplementare nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze ndersa per personat qe kane paguar kontribute suplementare nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze shtuar me 2 per qind te pages mesatare referuese per cdo vit sigurimi suplementar. Sipas llogaritjes shuma e pensionit mujor te parakohshem nuk do te ishte me i madhe se dyfishi i pensionit baze te pleqerise duke i shtuar ketu edhe 20 per qind te pages referuese te muajit te fundit te punes. Por kjo mase do te pesoje renie te theksuar pasi ne procesin e llogaritjes masa e pensionit te parakohshem nuk do te llogaritet me 2 per qind te pages referuese mujore por me 1.5 per qind te saj.

Qendrimi i ushtarakeve kundrejt ndryshimeve

Pogace mbledhje emergjente e kryesise se shoqatave

Mbledhja emergjent e keshillit ne nisje te javes Ushtaraket mbeten serish te pakenaqur nga ndryshimet qe qeveria ka bere ne vendimin per llogaritjen e pensioneve. Megjithate gjate javes se ardhshme do te merret edhe nje vendim nga kryesia e shoqates ne lidhje me qendrimin qe do te mbahet kundrejt ndryshimeve arbitrare te miratuara dy dite me pare. Kundrejt kesaj situate problematike Pogace thekson se pas pak ditesh keshilli do te percaktoje formen se si do te procedojme kundrejt shkeljeve te konstatuara ne vendimin e qeverise. Vendimi i qeverise permbys edhe nje here ate procedure qe ishte realizuar deri me tani nderkohe qe eshte fyes per te gjithe shtresen tone duke qene se shkel jo vetem Kushtetuten por edhe vendimin e Gjykates Kushtetuese gje te cilen ne nuk mund ta pranojme. Ne nisje te javes se ardhshme do te mblidhet keshilli i pergjithshem i shoqates ku dhe do te percaktojme qendrimin qe do te mbajme kundrejt vendimit arbitrar. Ne kete mbledhje ne do te therrasim edhe perfaqesuesit e grupeve te tjera qe mbeshtet ligji si Forcat e Armatosura Policine e Shtetit punonjesit e Gardes Sherbimit Informativ etj. pasi edhe ata cenohen nga ndryshimet e bera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›