E Diel, 1 Nëntor 2026

Michel Houellebecq shkrimtari kontradiktor

Michel Houellebecq eshte shkrimtari kontradiktor francez i cili fitoi nje nga cmimet me te rendesishem te vendit Goncourt. Eumlshte nje cmim qe i takon vetem te medhenjve dhe atyre qe me veprat e tyre arrijne te bejne epoke ne letersi. Po Michel cfare autori eshte ne te vertete

Ja disa prej gjerave per te qe dihen mire. Nga te gjithe ata qe jane te pasionuar pas letersise ne pergjithesi dhe pas letersise frenge ne vecanti emri i shkrimtarit i cili fitoi kete vit Goncourt mund te konsiderohet ne krye te listes se shkrimtareve te vendit. Ne shume kritika dhe recenca ai mban spektrin e shkrimtarit me te famshem francez nderkombetarisht. Sigurisht per sa i perket epokes moderne. Qe nga viti 1994 ka shkruar pese romane te cilat jane perkthyer ne dhjetera gjuhe te huaja. Ne qender te ketyre veprave qe kane ngjashmeri me njera-tjetren per nga stili i rrefimit por edhe subjekti qendron figura shpirterisht e vetmuar e qytetarit europian e europianit modern qe jeton ne nje stres dhe presion te vazhdueshem te te gjitha kerkesave te jetes dhe detyrimeve qe i jane vene ne kurriz nga te gjitha drejtimet. Ai duhet te perballet me konsumizmin me punen e vazhdueshme dhe aspak te sigurt te korporatave te medha me etika te dyshimta dhe nje civilizim qe eshte ne nje moment kolapsi dhe renieje te shpejte. E megjithese temat e tij jane tema te mprehta sociale ai nuk eshte nje shkrimtar politik. Madje kritiket me te medhenj te tij jane ata te se majtes politike te cilet thone se Michel eshte nje shkrimtar reaksionar. Ndryshe nga shume shkrimtare franceze dhe te huaj qe preferojne te lene vendet e tyre dhe te jetojne ne Paris ne kete qytet nderkombetar te artisteve dhe letersise Michel jeton ne Republiken e Irlandes eshte nje pires i jashtezakonshem i duhanit dhe preferon qe pjesen me te madhe te kohes ta kaloje i vetmuar. Madje mund te thuhet se e vetmja gje qe ky njeri ben me deshire dhe ne menyre te vazhdueshme eshte qe te shkruaje libra. Nderkohe ne pushim lexon libra te tjere. Jane te pakta informacionet per kete njeri dhe si perfundim te gjithe ata qe nuk e dine se cili eshte ai ne te vertete kane vetem nje burim per ta zbuluar ti lexojne librat. Dhe ne fakt libri i fundit qe eshte edhe subjekti i cmimit te famshem me titull Harta dhe territori eshte nje burim i vlefshem informacioni. Dhe kjo sepse vepra permban jo nje por dy personazhe qe qartesisht bazohen te vete jeta dhe mendimet e autorit. Njeri prej tyre madje eshte nje shkrimtar i quajtur Michel Houellebecq i cili jeton ne Republiken e Irlandes dhe perfundon i vrare.

Personazhi tjeter eshte heroi i romanit artisti Jed Martin i cili eshte i rrethuar nga nje sens corientimi dhe eshte i shkeputur nga bota qe e rrethon. Ai si dhe vete autori eshte nje njeri qe jeton teresisht i shkeputur nga lajmet dhe informacionet dhe eshte i dhene pas konsumit te mallrave dhe konsumizmit ne pergjithesi te gjithckaje. Ne nje moment ai i thote nje mikut te tij se jeta ne fakt eshte konsum dhe se nuk mund te kuptohet pa konsumizmin qe eshte e vetmja gje reale qe ekziston. Ai eshte i dhene pas veshjeve kepuceve dhe cdo gjeje te shtrenjte qe shitet. Eumlshte shume i pasionuar pas tyre madje aq i pasionuar sa perlotet kur flet per mallrat e dashur. Po ne kete liber marrim edhe disa te dhena per vendin ku ai jeton per lumin ne buze te te cilit ka shtepine per luginen perbri saj per ajrin e paster dhe te fresket dhe gjithcka tjeter qe nuk e dime nga vete ai.

Michel ka lindur ne vitin 1956 ne ishullin e Reunionit dhe eshte rritur me gjyshen e tij sepse prinderit shkonin shpesh me udhetime. Marredhenien me te emen e kishte te helmet dhe madje ai deri vone ka menduar se i biri ishte nje djall dhe bastard i vogel. Pas studimeve per agronomi Michel beri disa pune te rendesishme derisa ne vitin 1994 u vendos ne skenen letrare me publikimin e romanit te pare me titull Gjithsesi. Dy librat e mevonshem jane ata te vitit 2001 Platforma qe ka te beje me turizmin seksual dhe Mundesia e nje ishulli e vitit 2005 ne lidhje me disa kulte. Ata qe nuk e duan thone se ai i ngre kult pornografise dhe se nuk eshte aspak nje vezhgues i konsumizmit te shekullit te kaluar por nje produkt i rij. Michel ka qene dy here kandidat i ketij cmimi me pare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›