Spahia Ligji i ri fund abuzimit me distancat e farmacive
Po keshtu me nderhyrjet ne legjislacion tregu i barnave nuk do te kete me barrierat e meparshme. Ne intervisten e tij per gazeten zv. ministri i Shendetesise Bardh Spahia sqaron se vec te tjerash miratimi i ndryshimeve te propozuara shpreh vullnetin per te luftuar monopolet dhe konkurrencen e pandershme.
Dje Parlamenti miratoi ndryshimet ne ligjin Per barnat dhe sherbimin farmaceutikcfare pritet te sjellin ato per qytetaret
Keto ndryshime kane per qellim monitorimin ose permiresimin e monitorimit te barnave te hedhura ne treg. Ai konsiston ne kontrollin e efekteve te
padeshiruara dhe te demshme te ketyre barnave si dhe marrjen e masave parandaluese dhe mbrojtjen e popullates. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Shendetesise gjithashtu parashikojne perfshirjen ne kete ligj te ngritjes se sistemit te farmakovigjilences e cila eshte shkenca e re qe merret me procesionin e monitorimit te sigurise se barnave marrjes se masave per te reduktuar riskun dhe per te rritur efikasitetin e tyre. Po keshtu ne ligj eshte nderhyre per te hequr barrierat ne tregun farmaceutik nepermjet heqjes se kritereve per distancat mes farmacive.
Mund te na thoni dicka me teper per sistemin e farmakovigjilences ku konsiston ngritja e tij
Ngritja e sistemit te farmakovigjilences konsiston ne faktin qe do ti jape mundesine te gjithe operatoreve te sistemit shendetesor shqiptar mjeke farmaciste infermiere apo kompani farmaceutike por edhe cdo qytetari shqiptar te njoftoje nepermjet numrit jeshil mbi efektet e padeshiruara ose mosefikasitetin e cdo lloj bari te perdorur si dhe i jep mundesine institucioneve pergjegjese te ngarkuara per mbledhjen dhe monitorimin e ketij informacioni te studioje dhe te marre masat mbi te gjitha keto fenomene te raportuara. Ndryshimet e bera ngarkojne me detyrim te gjitha perfaqesite farmaceutike mbajtesit e autorizimit per tregtimin e barnave institucioneve shendetesore dhe profesionisteve te shendetesise te raportojne ne menyre te vazhdueshme prane qendres se farmakovigjilences. shte kusht raportimi per efektet anesore te mundshme ose mungesen e efekteve te pritshme si dhe krijon mundesine qe te gjithe perdoruesit e barnave te raportojne per cdo efekt te mundshem. Ngritjen e sistemit te farmakovigjilences e konsiderojme nje arritje te jashtezakonshem ne drejtim te rritjes se sigurise se qytetareve ne perdorimin e barnave. shte nje proces te cilin shume vende e kane implementuar kohe me pare.
Ju thate qe nje tjeter ndryshim i ligjit parashikon heqjen e distancave per farmacitepse u ndermor kjo nisme
Heqja e distances ndermjet farmacisteve eshte nje tjeter ndryshim mjaft i rendesishem qe i eshte bere ligjit duke i lene ne kete menyre hapesire tregut te lire farmaceutik dhe duke i dhene fund mundesise se abuzimit. shte nje hap perpara per arritjen e ketij liberalizimi heqja e kriterit te distances. Ai deri tani eshte perdorur ne menyre te pandershme abuzive klienteliste dhe korruptive kryesisht nga viti 1997 deri ne vitin 2005 periudhe ne te cilen ky kriter ka qene i sanksionuar me akt nenligjor urdher ministri. Ky akt eshte shfuqizuar disa here dhe ne te njejten kohe eshte perdorur per interesa te caktuara.
Pra erdhi pas analizes se situates reale te shperndarjes gjeografike te tregut farmaceutik. Perballe kesaj situate Ministria e Shendetesise vendosi te beje propozimet perkatese te cilat tashme jane ligj. Ne kete menyre arrijme te kemi nje treg farmaceutik te liberalizuar duke synuar te permiresoje ofrimin e sherbimit nepermjet rritjes se konkurrences. Njekohesisht keto masa do te shoqerohen me rritje te kontrolleve dhe penaliteteve per te siguruar sherbim cilesor dhe profesional.
Pra ju thoni se tregu farmaceutik me keto ndryshime ka nje shkalle me te larte te liberalizimit se me pare ne funksion te permiresimit te cilesise se barnave qe marrin qytetaret
Miratimi i ndryshimeve ishte shprehje e qarte e vullnetit te qeverise e mbi te gjitha te Task Forces se Shendetesise drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha per te garantuar shendetin e qytetareve dhe treg te lire te barnave nepermjet konkurrences se ndershme dhe luftes kunder abuzimeve e monopoleve te krijuara ne kete sektor. Gjithashtu keto ndryshime te bera ne ligj i pergjigjen kerkesave te shumta nga farmacistet shqiptare per tu pajisur me licence kerkesa keto te cilat deri tani kane hasur pengesa dhe veshtiresi te vazhdueshme pikerisht nga ata persona qe kundershtojne me force ndryshimet e bera dhe kerkojne te mbajne monopol tregun farmaceutik. Ne kete kontekst ne saje te reformave te ndermarra nga qeveria sistemi farmaceutik sot eshte i liberalizuar dhe konkurrues duke u monitoruar qe ne asnje cast te mos preket cilesia e sherbimit ndaj qytetarit. Kjo ka cuar ne shtimin e kompanive farmaceutike te huaja qe operojne ne vendin tone shtimin e alternativave te barnave te regjistruara qe qarkullojne ne tregun shqiptar shtimin e subjekteve farmaceutike te licencuara ta cilat ofrojne keto sherbime. Te gjitha keto ofrojne per qytetaret nje sherbim cilesor ne dobi te shendetit te tyre. Gjithashtu keto ndryshime jane ne perputhje te plote me direktiven 20001/83/EC te parlamentit Europian dhe te keshillit te 6 nentorit 2001 Per kodin e komunitetit lidhur me produktet e medicinave dhe per perdorimin njerezor.
Ndryshimet
Shfuqizohet
Pika 2 e nenit 30 qe percaktonte distancen mes farmacive
Ne 21/1 shtohet
Qendra e farmakovigjilences eshte pergjegjese per mbledhjen dhe vleresimin e efekteve te padeshiruara ose te demshme te barnave per perdorimin ne njerez.
Profesionistet e shendetesise duhet te raportojne prane QF cdo efekt te padeshiruar qe lidhet me barnat.
Informacioni per efektet e padeshiruara te barnave eshte konfindencial. Publikimi ose dhenia e tij lejohet vetem me miratim te QF.
ZIRINA LLAMBRO