E Diel, 1 Nëntor 2026

Hazizaj Zgjedhje te parakohshme nese palet ngecin per presidentin

Intervista Flet juristi i njohur Mungesa e konsensusit per sistemin e ri zgjedhor provokon votimet

Vendi ka gjasa qe te perballet me nje ngerc te ri qe mund te provokoje zgjedhje te parakohshme. shte juristi Sokol Hazizaj i cili ne nje analize te tij te fakteve te fundit ne lidhje me hartimin e Kodit te ri Zgjedhor dhe problemet mes mazhorances e opozites parashikon nje bllokim institucional pikerisht ne kohen e zgjedhjes se presidentit dhe me shkak mosarritjen e nje konsensusi per reformen elektorale. Ne nje interviste per Shqip Hazizaj ben nje prognoze provokative duke u mbeshtetur ne argumentet ligjore....

Z. Hazizaj Komisioni i Reformes sapo kaloi nje amendim te Kodit ne lidhje me financimin. Pra ligji baze zgjedhor theu akullin e nje procesi te nisur qe prej vjeshtes se shkuar. Sipas jush cilat jane rruget qe mund te cojne ne nje finale pozitive deri ne mars kur eshte caktuar virtualisht afati. Jemi ne kohe apo si gjithmone do te lihet ne diten e fundit

Realiteti po tregon se Komisioni i Reformes Elektorale po funksionon ne vend dhe ne kohen e duhur. Perpos kesaj situate konstatoj se kjo veprimtari ka filluar me kapitullin e financimit te partive politike. Qe ka te beje si me Kodin Zgjedhor edhe me ligjin per partite politike. Keto nuk jane kryesore sa i perket Kodit Zgjedhor. Ajo qe me shqeteson dhe qe kam opinionin se subjektet politike me te medha PD-ja dhe PS-ja nuk do te gjejne konsensusin jane dy sistemi dhe ndarja e mandateve. Po te shohesh me kujdes opinionet e ketyre dy subjekteve jane te ndara. Partia Demokratike eshte e kenaqur me sistemin dhe ndarjen e mandateve ndersa Partia Socialiste gjendur nen frymen jo konsensuale te partive me te vogla aleate ka kerkuar te rishikohet sistemi proporcional rajonal ne drejtim te sistemit proporcional kombetar. Megjithate deshiroj te citoj se partite e vogla jane ende te pamotivuara juridikisht per te zbuluar se cili sistem do te ishte pozitiv per to. Nuk eshte e rastesishme se cdo parti e vogel po qe se ofertohet nga partite e medha bie dakord me cdo lloj sistemi. Moment tjeter qe desha te theksoja ne pengesen e punes se Komisionit te Reformes Zgjedhore eshte fakti se mundet qe shume shpejt ky vend te hyje ne zgjedhje te parakohshme. Pse jo dhe per shkak te mungeses se konsensusit per shkak te zgjedhjes se presidentit Fakt i cili do ta coje kete vend me te njejtin Kod Zgjedhor me te njejten komision zgjedhor dhe me te njejtat aspirata..

Zoti Hazizaj hodhet nje teze le ta quajme provokative e cila ne fakt po diskutohet dhe qarkullon edhe ne opinionin publik. Ne nje interviste te paradokohshme per Shqip ministri i Mbrojtjes Arben Imami ish-bashkekryetari i komisionit hartues te Kushtetutes theksonte se ligji themeltar e mbron vendin nga destabilizime politike sic mund te ishte deshtimi i zgjedhjes se kreut te shtetit pasi parashikon nje vijueshmeri apo komandim te postit numer nje te kreu i Kuvendit. Le te bejme nje supozim si mund te krijoheshin kushte per nje zgjidhje ekstreme ta quajme pra ballafaqim i parakohshem elektoral

Neni 87 i Kushtetutes e ka zgjidhur se miri problemin e menyres sesi zgjidhet Presidenti. Ne keto kushte nuk mendoj se moszgjedhja e Presidentit per shkak te mungeses se konsensusit te perbeje destabilitet edhe politik gjithashtu. Per faktin se Kushtetuta e ka zgjidhur ne kohe dhe hapesire te drejten e Kuvendit per te marre masat e duhura kushtetuese qe brenda nje kohe te kufizuar ditesh te zgjedhe presidentin e ri. Zoti Imami ka pasur te drejte kur ka pohuar se kreu i Kuvendit merr tagrin e Presidentit te Republikes ne nje rast te vecante parashikuar ne Kushtetute por kjo nuk ka lidhje me pamundesine e Kuvendit per te zgjedhur Presidentin. Kjo lidhet ngushtesisht vetem me rastin e pamundesise nga ana e Presidentit te ushtroje detyrat e parashikuara ne Kushtetute. Per me teper kjo pamundesi verifikohet edhe nga Gjykata Kushtetuese sipas nenit 91 te ligjit themeltar te shtetit. Ne rastin e nenit 87 Kuvendi ka nje fat ose te zgjedhe Presidentin ose vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

Ne pergjigjen e pyetjes se pare ju thoni se do te ndeshemi me nje perplasje mes mazhorances dhe opozites per dy ceshtje qe jane sistemi dhe ndarja e mandateve. Duke e analizuar ne thelb kjo perplasje cfare mund te prodhoje juridikisht

Ne veshtrimin kushtetues kam qene i mendimit dhe jam se eshte e pamundur dhe nuk duhet qe ligji themelor te ndryshoje serish. Ne kete kuptim Komisionit te Reformes Zgjedhore i mbetet vetem te ndryshoje nenin e ndarjes se mandateve per te ndryshuar sistemin zgjedhor nga ai proporcional rajonal ne ate proporcional kombetar. Ritheksoj se nuk shoh ndonje kufi te perbashket mes dy mazhorancave politike per ta korrektuar kombetarisht sistemin. Politikisht konstatoj se zoti Berisha po e kthen ne realitet ndryshimin e sistemit ne proporcional kombetar duke futur te gjitha partite e vogla ne qeverisje. kuptim do te kishte me pas per Partine Socialiste ndryshimi i sistemit Kur te gjitha partite e vogla jane bashkuar me mazhorancen pozitare. kane ndier Ne aleancen qeverisese mund te ishte bashkuar edhe PDS-ja. Kush do te ngelej ne krahun opozitar Qe do te thote ndryshimi i formules se ndarjes se mandateve ne proporcional kombetar do te ishte i pakuptimte per PS-ne. Kjo arsye me ben te konceptoj se edhe sistemi nuk do te ndryshoje.

Por ngelemi te nyja Gordiane formesimi dhe funksionimi i KQZ-se dhe trupa gjyqesore qe do te vendose per ankimimet. Ketu eshte dhe problemi i madh mes paleve. Sipas jush cila do te ishte zgjidhja ideale ne kushtet e Shqiperise

Domosdoshmerish shqiptaret duhet te besojne ne nje vend apo institucionet e tij. Deri tani te gjitha proceset zgjedhore kane treguar se kane zhvleresuar para opinionit publik te gjithe integritetin e institucioneve vecanerisht ato pergjegjese per proceset zgjedhore. Jo vetem kaq por e kane vendosur edhe sistemin e te drejtes here ne njeren pale politike here ne palen tjeter. Ideja se anetare te Gjykates se Larte mund te ishin anetare te KQZ-se eshte ideja qe me fikson me teper. Jo per shkak te pamundesise se tyre per te vendosur mbi vleren e votes por per shkak te shkaterrimit total qe do ti bente drejtesise ne pergjithesi. Duke mos qene konservator une mendoj se procesi zgjedhor eshte proces administrativ dhe si i tille ate duhet ta menaxhoje nje kuorum i caktuar njerezish pa e prekur sistemin e se drejtes. Padyshim edhe vota eshte pjese e sistemit te se drejtes. Por koha dhe vendi ne te cilin jetojme na e ben te pamundur te mos e shtrijme te drejten per te paragjykuar cdo institucion qe do te merret me te. Disa vende europiane Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nuk e kane duke i besuar nje administratori te vetem konsensual mandati i te cilit eshte i diskutueshem por qe ne linje vertikale ngarkon administratore te tjere civile dhe rajonale per te administruar procesin zgjedhor duke mos qene fare te emeruar nga subjektet politike. Vecanerisht tani qe diskutohet problemi i numerimit elektronik te votave procesi i emerimit te nje administratori zgjedhor eshte me e thjeshte jo vetem ne kuptim te besimit por dhe ne kuptim te vezhgimit te te gjithe procesit zgjedhor. Pra qe subjektet politike shoqeria civile mediat etj. jane ne nje vezhgim gjithe kohen nonstop te procesit. Sa u perket ankimimeve nuk do te kishte fare rendesi se cili do te ishte gjyqesori qe do ti gjykonte ato. Edhe Kolegji Zgjedhor mund te jete zgjidhja e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›