E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media audovizive PD-PS draft te ri per balancimin e institucioneve

Projekti do te konsultohet me grupet e interesit. Zbehet roli i ministrit

Kuvendi ka gati nje draft te ri Per mediat audiovizive ne Republiken e Shqiperise. Pas me shume se dy vite pune te grupit te eksperteve si dhe pas asistences teper te vyer te perfaqesuesve te Keshillit te Europes OSBE-se dhe BE-se tashme mbi tavolinen e punes se deputeteve te Komisionit Parlamentar te Medias gjendet nje projektligjit i cili synon te plotesoje nje prej 12 rekomandimeve te KE-se. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit kryetarja Valentina Leskaj beri te ditur se duhet te nise procesi i konsultimit me grupet e interesit pasi pas konsultimeve jane pesuar shume ndryshime nga drafti i pare. Socialistja Leskaj propozoi emrat e dy relatoreve per nje nisme te tille si Mark Marku nga PD-ja dhe Alfred Dalipi nga PS-ja. Sipas saj keta dy deputete duhet te shperndajne draftin e ri si dhe te hartojne listen e seancave me grupet e interesit. Deputeti i PS-se Dalipi hodhi idene qe kjo nisme te miratohej ne parim dhe me pas ti dergohet per dhenie mendimi ne BE. Por Leskaj ka qene e mendimit per shqyrtimin e draftit pasi nese miratohet nga komisioni vendimi nuk mund te kthehet prapa. I ketij mendimi ka qene edhe demokrati Edi Paloka i cili tha se nese ne e miratojme kete nisme as OKB-ja nuk ka force ta ktheje mbrapsht. Une them se skemi pse qe te degjojme grupet e interesit pasi i kemi kryer keto seanca me nga 10 apo 15 here dhe se do te thone te njejtat gjera. Por nenkryetari i komisionit Mark Marku ka qene pro seancave degjimore per shkak se drafti ne krahasim ka ndryshuar. eshtjet qe ju ngrini jane shume te rendesishme sidomos ceshtja e kalimit te transmetimet numerike se nuk lidhet vetem me Shqiperine. Aty duhet vepruar ne kuader rajonal dhe ky eshte nje problem shume i rendesishem prandaj ata jane te rendesishem si aktore per te qene pjese e seances degjimore. Problemi eshte qe ne vendosem njehere qe ju do te beni projektin ne do ta diskutojme ne komision dhe marrim nje vendim tha Leskaj. Deputeti Alfred Dalipi ka kerkuar qe ne ligj te parashikohet periudha tranzitore ne te cilen kane operuar shume subjekte. Ky draft qe ka marre bekimin e eksperteve te njohur nderkombetar parashikon balancimin e institucioneve qe dikur jane quajtur KKRT dhe KD e RTVSH-se. Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA ish KKRT sipas nenit 9 shprehet se ne cdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balances se tre kandidateve te mbeshtetur nga mazhoranca tre te mbeshtetur nga opozita dhe nje kandidat i perzgjedhur me konsensus. Nese per kandidatin e fundit nuk arrihet konsensusi komisioni ben perzgjedhjen me short. Kandidatet i propozohen per miratim seances plenare. E njejta formule perdoret dhe per 11 anetaret e KD e RTVSH-se ku pese anetare ndahen ne menyre te barabarte mes pozites dhe opozites ndersa i 11 ne rast se nuk zgjidhet me konsensus hidhet me short.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›