Ministrat e rinj marrin detyrën
Menjëherë pas betimit në Presidencë dhe mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, ministrat janë paraqitur në vendet e reja të punës. Përjashtim bëjnë vetëm ministri i Financave Ridvan Bode, ai i Transporteve, Olldashi dhe ministria e Integrimit Majlinda Bregu. Këta të 3, janë të vetmit ministra që do të vazhdojnë të drejtojnë të njejtat institucione dhe në këtë mandat të dytë qeverisës për të djathtët, që në 4 vitet në vijim do të duhet të bashkëqeverisin për herë të parë në historinë e pluralizimit shqiptar së bashku me të majtët. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, i cili rikthehet në këtë detyrë pas disa vjetësh është prezantuar përpara diplomatëve shqiptarë dhe punonjësve të Ministrisë së Jashtme nga paraardhësi i tij Lulzim Basha. Ky i fundit i emëruar nga kryeministri Berisha në krye të Ministrisë së Brendëshme.
Në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila do të vazhdojë të drejtohet nga të djathtët, ministri në ikje, Gazmend Oketa ka organizuar një ceremoni ushtarake për t’i dorëzuar detyrën titullarit të ri Arben Imami.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila do të vazhdojë të drejtohet nga aleatët e demokratëve, ministria Anila Godo përfaqësuese e Partisë Republikane pas një pune të vlerësuar nga kryeministri Berisha edhe pse drejtoi sektorin e shëndetësisë për një kohë të shkurtër, ia ka dorëzuar zyrën e saj, Petrit Vasilit, përfaqësues ky i aleatëve më të rinj të demokratëve LSI. Vasili rikthet në Ministrinë e Shëndetësisë jo më në postin e zëvendësministrit si 4 vjet më parë, por si titullar i kësaj ministrie. Sektorë që sipas kryeministrit Berisha do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të ri qeverisës. Brenda kësaj jave të gjithë ministrat pritet të paraqiten në detyrën e tyre të re.