Bregu: Statusi i vendit kandidat brenda vjeshtës
Aplikimi i Shqipërisë si vend kandidat për në BE, pritet të shqyrtohet brenda vjeshtës së këtij viti. Optimizmin lidhur me këtë çëshje qeveria shqiptare e lidh me deklarimet e forta të zyrtarëve të lartë të Brukselit në raport me zgjedhjet parlamentare. Ministria e Integrimit Europian Majlinda Bregu thotë se panoramës së vlerësimeve zyrtare pozitive të Brukselit që më herët konkluduan me hyrjen në fuqi të MSA, i mungonin zgjedhjet, kriteri më i rëndësishëm politik për t’u përmbushur.
Muaji më i mundëshëm për shqyrtimin e kërkesës duket të jetë tetori. Ministria për Integrim thotë se procesi jo domosdoshmërisht është i lidhur me datën e shpalljes së progres raportit të BE, dokumentit që bën vlerësimin e ecurisë 1-vjeçare të vendit. Progres raporti i vitit 2009 u publikua në ditët e para të muajit nëntor.
Bregu garanton se procesi për shqyrtimin e statusit kandidat nuk do të hasë në asnjë pengesë nga vendet e BE. Bregu ka parasysh këtu dhe Gjermaninë, e cila ka një fokusim të madh në çështjet e brendëshme për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 27 shtator.
Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në muajin prill të këtij viti. Shqyrtimin e kërkesës zyrtarët e lartë të Brukselit e lidhën me përfundimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershrorit. Presidenca e radhës e BE, Suedia e ka shprehur publikisht qendrimin për shqyrtim të kërkesës brenda muajit tetor të këtij viti.