Olli Rehn uron Berishën për qeverinë e re
Komisioneri europian për zgjerimin në Bashkimin Europian i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Sali Berisha ku e përgëzon për rizgjedhjen e tij në këtë post. Shqipëria ka treguar gatishmërinë e saj për të avancuar në rrugën e saj drejt integrimit europian shkruan Rehn në letrën e tij. Ju keni aplikuar për anëtarësimin në bllok dhe deri tani keni treguar një progress të mirë në plotësimin e kërkesave të nevojshme për liberalizmin e vizave, megjithatë ekziston nevoja për përpjekje të mëtejshme. Komisioni vazhdon më tej, Rehn mbetet i përkushtuar në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Brukselit. E ndërsa zgjedhjet kanë përfunduar duke plotësuar shumicën e standarteve të OSBE-së, Shqipëria ka përballë sfida të rëndësishme në avancimin e reformave. Parlamenti dhe Kryministri kanë një rol të rëndësishëm në këtë kontekst. Unë ju inkurajoj ju Z. Kryeministrër dhe qeverinë tuaj, shprehet Rehn të punonin bashkë me opozitën për të çuar më tej axhendën e reformave europiane. Shpresoj që të gjithë liderët politikë do të angazhohen në një dialog politk konstruktiv për ti mbështetur këto reforma. Unë pres që ky dialog të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme të cilat duhet të jenë në të njëjtën linjë me rekomandimet e OSBE-së . I takon Shqipërisë tani të demonstrojë kapacitetin e saj për të arritur në një fazë të re në integrimin europian, vecanërisht në përmirësimin e rendit ligjor dhe forcimin e institucioneve demokratike. Sigurimi I pavarësisë së sistemit gjyqsor, zgjerimit të kapacitetit administrative dhe vazhdimësia në implementimin e MSA-së janë të gjitha elementë të rëndësishëm në arritjen e objektivit tonë të përbashkët për ta cuar Shqipërinë sa më pranë Europës. Ju uroj suksese në përballjen me këto sfida dhe në punën për realizimin e së ardhmes europiane të Shqipërisë.
I juaji Sinqerisht.
I juaji Sinqerisht.