E Diel, 1 Nëntor 2026

Hedh granatë në banesën e kunatit, dy të lënduar

Policia lokale sqaroi se për ngjarjen është arrestuar në flagrancë shtetasi Gjin Kalaj, 49-vjeç, i cili pas një konflikti, për motive të dobëta, ka hedhur një granate dore në oborrin e shtetasit Gj. L., 25-vjeç, i cili është dhe kunati i tij (vëllai i bashkëshortes).

Si pasojë e kësaj ngjarje janë dëmtuar lehtë,  shtetasi Rr. L., (vjehrri i të arrestuarit) dhe shtetasja V. K. (bashkëshortja e të arrestuarit).

 Sa më sipër u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Gjin Kalaj, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” , “Prishje të rendit publik” dhe “Prodhimi e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarak”.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-25 11:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›