INSTAT: Inflacioni ne kontroll, nuk e tejkalon kufirin 3% Eglantina Nasi
Inflacioni po vazhdon te mbahet ne kontroll ne vendin tone, megjithese se fundmi cmimet e shportes kane njohur nje trend rrites te tyre. Nje fakt i tille konfirmohet nga te dhenat me te fundit mbi Indeksin e Cmimeve te Konsumit per muajin dhjetor te vitit te kaluar, publikuar nga Instituti i Statistikave. Sipas tij, ky tregues shenoi nje rritje prej 1.0 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Ndersa ne lidhje me nje vit me pare, ndryshimi mesohet se ka qene ne nivelin prej 1.7 per qind, i cili eshte ne fakt edhe niveli aktual i inflacionit. Shifra te tilla jane ende larg kufirit te rritjes prej 3 per qind te percaktuar nga institucioni qendror bankar ne vendin tone, per nivelin e cmimeve te konsumit. Gje qe tregon se presionet inflacioniste drejt ekonomise shqiptare jane ende te zbutura, pa pasur ndikim negativ ndaj saj. "Muajt e fundit jane karakterizuar nga nje reduktim progresiv i presioneve inflacioniste ne ekonomi", ka deklaruar pak dite me pare edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, lidhur me nje fakt te tille. Duke iu referuar konkretisht raportit te INSTAT-it, produktet qe kane shenuar rritje me te madhe te cmimeve gjate muajit dhjetor 2011, kane qene ato ushqimore te nengrupeve te ndryshme, duke perfshire edhe pijet. "Indeksi i grupit 'ushqime dhe pije joalkoolike' shenoi nje rritje prej 2.3 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 14.6 per qind verehet ne nengrupin 'zarzavate', perfshire patatet. Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te specave dhe kastraveceve me mbi 50 per qind, patellxhaneve me 17.5 per qind, preshit me 12.0 per qind, domateve 9.2 per qind, etj", citon raporti i lartpermendur i Institutit te Statistikave. Ndersa shton lidhur me kete argument edhe faktin se cmimet ne nengrupin "fruta" shenuan nje rritje prej 2.3 per qind, ku mund te vecojme rritjen e cmimit te dardheve me 9.4 per qind, molleve me 8.1 per qind, etj. Sikunder pati gjithashtu, edhe renie te cmimit per disa prej tyre, si ai i kivit me 4.1 per qind, portokalleve me 3.8 per qind, te limoneve me 3.3 per qind, etj. Por ekspertet e INSTAT-it shtojne gjithashtu, se gjate muajit dhjetor, cmimet jane rritur edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme rritjet ne nengrupin "qumesht, djathe dhe veze" me 1.3 per qind, "peshk" 1.0 per qind, "mish" 0.8 per qind, "pije joalkoolike" 0.3 per qind etj. Nga ana tjeter, thuhet se indeksi i grupit "Veshje dhe kepuce" ka shenuar nje rritje prej 0.1 per qind, sikurse edhe ai i grupit "pije alkoolike dhe duhan", i cili shenoi nje rritje prej 0.5 per qind, rritje kjo qe ka ardhur si rezultat i rritjes se cmimit te ketyre te fundit me nivelin prej 1.2 per qind. Kurse sa i perket indeksit te grupit "argetim dhe kulture", thuhet se ai ka shenuar nje ulje prej 0.2 per qind, ku mund te vecojme uljen e cmimeve te pajisjeve audio-vizive me nivelin prej 1.4 per qind. Ne fund, raporti citon faktin se rritje shenuan edhe karburantet, perkatesisht cmimi i naftes u rrit gjate muajit dhjetor 2011 me nivelin prej 0.1 per qind, kurse ai i benzines deri ne 0.3 per qind.