Teknologjia e gjelber zapton makinat
Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera thone se jane te angazhuara per nje ardhme te gjelber dhe e kane mbeshtetur kete nisme me investime miliona dollareshme ne teknologjine e gjelber dhe ne nje mase te konsiderueshme ne industrine e prodhimit te automobileve.Duket se keto investime po japin tani rezultate pozitive.
Fituesi i cmimit prej 5 milione dollaresh per makinen me eficiente qe ben 160 kilometra pa u furnizuar per cudi nuk eshte per nje makine elektrike. Kjo makine shume e lehte punon me etanol E-85 dhe ka nje motor me djegie te brendshme si automobilet e zakonshem. Bred Xheger eshte inxhinier ne ekipin Edison 2.
Pesha e lehte ka avantazhin e funksionit te teheqjes aerodinamike. Keto dy elemente e kane cuar projetin atjeku eshte sot. Pavaresisht nga e merr energjine kjo makine ka rendimet te larte.
E-85 eshte e perbere nga 85 perqind etanol nga misri. Megjithese makinat jane mjat eficiente me etanol prodhimi i etanolit nuk eshte nje proces shume eficient aq me teper kur konkurenca per misrin sjell rritjen e cmimeve te ketij drithi. Dejvid Fridman i Lidhjes se Shkencetareve te Preokupuar thote se celsi me etanolin eshte shmangia e tregtimit te ushqimeve per prodhimin e karburanteve.
Burimet me te mira per etanolin jane mbetjet e drurit barerat apo pleherat.Keto jane mbetje qe mund te fermentohen dhe te perdoren per prodhimin e etanolit per makinat. Problemi me etanolin e tanishem eshte se pjesa me e madhe e tij prodhohet nga misri apo kallami i sheqerit. Kjo nuk eshte menyra me e mire per prodhimin e tij pasi kerkon nje siperfaqe te madhe toke dhe shume uje madje shkakton edhe rritjen e cmimeve.
Makina shume e lehte e projektuar nga ekpi Edison 2 konkuroi me sukses dhe doli ne krye duke fituar edhe cmim prej pese milione dollaresh. Pothuajse te gjitha makinat e tjera qe u paraqiten ne konkurs ishin me bateri.
Ndez makinen dhe bateria aktivizohet. E ve ne marshin qe do dhe nisesh - thote nje nga perfaqesuesit e firmave pjesemarrese ne konkurs.
Por edhe baterite kane problemet e tyre. Ato duhet te karikohen shpesh me elektricitet qe prodhohet nga termocentralet shumica e te cileve punojne me qymyr guri. Problemi tjeter eshte se cfare duhet bere me litiumin kur bateria del jashte perdorimit.
Te gjitha keto makina u projektuan me nje qellim te vetem te jene super eficiente nderkohe qe plotesojne kerkesat per komoditet te konsumatoreve dhe standardet e sigurimit teknik te industrise se prodhimit te makinave.