Amortizimi Muzeu Etnografik ne Durres rrezikon mbylljen
Muzeu Etnografik ne Durres i vendosur ne shtepine-muze te Aleksander Moisut rrezikon te mbyllet per shkak te amortizimit. Ai eshte hapur ne vitin 1982 ne ambientet e shtepise karakteristike durrsake te shek. 19 dhe nuk eshte nderhyre qe prej 25 vitesh cka ka cuar ne amortizimin e plote te tij. Dhomat e ketij muzeu ku ndodhen me shume se 300 objekte veshje dhe ene te tradites se qytetit dhe treves kane krijuar carje dhe ambientet jane mbuluar nga lageshtia.
Pavaresisht kerkeses se vazhdueshme ne drejtim te Institutit Kombetar te Monumenteve per rikonstruksion dhe mirembajtje te ambienteve me qellim ruajtjen e pasurise qe mbart ky muze askush deri tani nuk ka reaguar edhe pse behet fjale per nje shifer qesharake prej 500 mije lekesh te rinj per rikthimin e ketij muzeu ne identitet. Ne dy dhoma te muzeut shpalosen ne stenda biografia familjare dhe artistike te Aleksander Moisiut bazuar ne dokumente autentike kurse ne dhomen e dyte paraqiten vepra arti te krijuesve vendas per figuren e aktorit te madh. Ne dhomat e tjera jane ekspozuar objekte origjinale te mjeshterise artizanale te banoreve te Durresit e te rrethinave te tij.
Ky muze permban koleksione te pasura te veshjeve popullore te treves etnografike te zones se Durresit dhe te Shqiperise se Mesme si dhe punime artizanale ne material leshi mendafshi pambuku briri bakri e guri.