E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty International për kufirin greko-turk

Pas planit te policisë greke dhe asaj te BE-se Frontex, për te rrethuar kufirin greko-turk ne lumin Evro me një gardh me gjemba, ka ardhur reagimi nga zyrtare te organizatës për te drejtat e njeriut Amnesty International qe kane kritikuar këtë strategji. Ne një interviste për një te përditshme gjermane, eksperti i kësaj organizate, Volfgang Grenz, deklaroi se me këtë plan qeveria e Athinës bie ndesh me parimet e te drejtave te njeriut duke e izoluar Evropën si një ishull ku mund te jetojnë vetëm te pasurit. Te dielën ministri për mbrojtjen e qytetarit Papoutsis njoftoi se mbi gardhin me gjemba, i cili do te jete mbi 12 km i gjate, do te ketë edhe kamera termale dhe sisteme alarmi ne mënyrë qe te evidentohen te gjithë emigrantet te cilët i afrohen ilegalisht kufirit. Frontex mbërriti ne Greqi, pas shqetësimit qe kjo e fundit ngriti ne strukturat e sigurisë ne Bruksel. Sipas mediave vendase te pakte 250 vete kalonin çdo dite kufirin Greqi-Turqi përmes lumit Evro.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›