E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hefner bekon ish te dashuren per martesen e afert

Bosi i Playboy, Hugh Hefner ndihet i lumtur per fejesen e ish te dashures se tij Kendra Wilkinson dhe ka dhene bekimin per martesen e saj te afert.

82-vjecari deklaroi se Kendra ka zgjedhur njeriun me te cilin do te kaloje jeten, futbollistin Hank Baskett, qe luan per Philadelphia Eagles, i cili i propozoi asaj javen e kaluar.

“U dhashe bekimin dhe do t’i jap asaj lamtumiren ne nje ceremoni te vecante ne shtepine e Playboy ne muajin qershor”, tha ai.

Pas ndarjes nga tre bukuroshet e tij Kendra Wilkinson, Holly Madison dhe Bridget Marquardt, Hugh eshte lidhur me binjaket Kristina dhe Karissa Shannon.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›