Surpriza italiane në Panairin e librit shqip Tirana 2008

Ditën e dytë të Panairit të 11-të të Librit, më 15 nëntor do të promovohen librat e botuar në shqip të Alberto Bevilacqua një prej shkrimtarëve më të italianë, i cili është i ftuar në “Tirana 2008”.
Këtu vjen si shkrimtar, në një panair ku do të promovohen edhe librat e tij të shqipëruar, por në Itali ai është një emër i njohur edhe në botën e kinemasë.
Janë jo pak skenarë të filmave italianë të cilët mbajnë firmën e Alberto Bevilacqua-s, që gjatë ditëve të panairit do të ketë kontakte edhe me lexuesin shqiptar.
Ishte viti i hershëm 1961 kur fama e tij në Itali mori udhën e saj për të mbërritur deri në këto ditë, kur emrin e tij e njeh jo vetëm lexuesi italian, por ai botëror.
Vëllimi me poezi “L’amicizia perduta” që në shqip flet “Miqësia e humbur” ishte vepra e parë që e shndërroi Bevilacqua-n në një eksponent të rëndësishëm të letërsisë italiane.
Por suksesi i tij i madh mban emrin “La califfa”, i botuar në vitin 1964.
Personazhit të këtij romani, Irene Corsini i vishen më pas epitete nga më të ndryshmet. Pikërisht për faktin se ajo është protagonistja e një romani që Alberto Bevilacqua e ka veshur me shumë energji por edhe ëmbëlsinë e një femre.
NOA, sponsor mediatik i Panairit
Agjencia Shqiptare e Lajmeve NOA, është bërë sponsor mediatik i Panairit të Librit “Tirana 2008” i cili këtë vit, mbërrin në edicionin e 11-të të tij, nën organizimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
Agjencia NOA, me moton "Lexo i pari, lajmin e fundit", sjell për lexuesit në të gjithë Shqipërinë dhe në pjesën tjetër të botës, informacionet më të fundit dhe në mënyrë krejtësisht të paanshme dhe shënon tani një hap tjetër të rëndësishëm duke u bërë mbështetës mediatik i një evenimenti shumë të rëndësishëm mbarëkombëtar siç është Panairit i librit “Tirana 2008”.
Mbështetës tjetër mediatik i Panairit të 11-të të Librit, “Tirana 2008” është Radiotelevizoni Publik Shqiptar.
Ndërkohë, sponsorë, janë Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Bashkia e Tiranës dhe AMC.
Panairi do të mbahet më 14-18 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke shënuar kështu, evenimentin më të madh të librit të mbajtur në mbarë hapësirat shqiptare pasi këtë vit stendat e librit do të pushtojnë tre katet e Pallatit të Kongreseve.
Ceremonia e çeljes së Panairit të 11-të, “Tirana 2008” do të mbahet më 14 nëntor në orën 18.00 menduar të organizohet në formën e një feste të madhe.
Bevilacqua flet shqip
“Kalifja”, prej fundit të vitit 2006, ka mundur të lexohet edhe nga shqiptarët, duke shënuar kështu edhe botimin e romanit të parë të Alberto Bevilacqua-s në Shqipëri.
Ndërsa Panairi i 11-të sjell edhe dy romane të tjerë të shkrimtarit, “Ndjesi të yshtura” (shihni kopertinën bashkëlidhur), ka marrë çmimin “Bacarella” në vitin 1992 dhe “E fshehta e grave”, roman i shqipëruar nga Diana Çuli.
Këto qenë hapat e tij të para drejt suksesit dhe të vlerave që letërsia e tij ka përcjellë. Çka e bënë që në vitin 1966 shkrimtari të rrëmbente çmimin e tij të parë: Çmimi Campiello për romanin e tij “Questa specie d’amore”.
Janë trazirat shpirtërore në jetën e një intelektuali, të shkruara me e mjeshtëri nga shkrimtari që e bënë jurinë t’i akordonte trofeun e këtij çmimi.
Janë bëmat e jetës së këtij protagonisti, të ndara mes së shkuarës që vjen plot nostalgji dhe impenjimeve dhe ambicieve të tij në etën intelektuale, që u vendosën në këtë vepër, duke shkruar kështu edhe një histori të padiskutueshme suksesi për karrierën e Bevilacqua-s.
Ajo që u theksua në ato kohë ishte fakti se ky qe një libër me nota të theksuara autobiografike.
Filmat
Këto qenë histori të shkruara të cilat shkrimtari nuk mundi t’i linte vetëm në faqet e romaneve të tij. Vite më pas, ato u shndërruan në historitë e bujshme të botës së kinemasë.
Dukej se zemra e tij rrihte fort për kinemanë, ndaj edhe gjeti rrugën për t’u bërë pjesë e saj. Këto qenë vetëm hapat e para të tij në kinemanë italiane për të vijuar me dhjetëra skenarë të tjerë filmash përgjatë dekadave të jetës së tij.
“Questa specie d’amore” dhe skenari i shkruar prej tij, joshi një pre regjisorëve më të famshëm Italian, David di Donatello.
Një përfitim i dyanshëm, pasi edhe regjisori fitoi një çmim për filmin më të mirë, nga kjo histori e shkruar nga Alberto Bevilacqua në fillimet e karrierës së tij të gjatë jo vetëm në letërsinë italiane e atë botërore, por edhe në kinematografinë e vendit të tij.
“Kalifja”, i pari romani në shqip
Romani “Kalifja” është vepra e parë e Alberto Bevilacqua-s , botuar në shqip nga “Toena” i shqipëruar nga Gëzim Qendro. “Kalifja” është botuar për herë të parë më 1964, në Itali.
Është romani i dytë i Alberto Bevilacqua-s dhe suksesi i tij i parë ndërkombëtar. Figura qendrore e romanit është një vajzë e thjeshtë por shumë e bukur, Kalifja, e cila bëhet e dashura e të fuqishmit të qytetit, industrialistit më të madh, Mastro Don Gesualdo.
Ajo është portreti i paharrueshëm i një gruaje të lirë, të guximshme, instinktive, rebele, të paaftë për kompromise, zemërgjerë, pra në fund të fundit, në mënyrën e saj e pafajshme.
Një dashnore pa servilizëm, në pastërtinë dhe dashurinë e të cilës industrialisti do të rigjejë një dëshirë të re për jetën dhe vetë lirinë.
Kush është Bevilacqua
Linjat esenciale të Alberto Bevilacqua-s, nga të cilat lindin veprat e tij, si narrative edhe poetike, janë të shumta.
E para dhe më e rëndësishmja sigurisht koincidon me qytetin e tij të lindjes, Parmën, ku shkrimtari ka jetuar deri në adoleshencën e parë.
Më pas ai shkon të jetojë në lumin Po, shumë e vogël distanca nga Parma, shumë të mëdha ndryshimet e mjedisit. Në moshën 20-vjeçare Bevilacqua transferohet në Romë, në atë që ai ende e quan “mërgimin tim të vogël”.
Një periudhë e vështirë, përsëri e mbuluar me dhunë. Tepër i ri shkrimtari shkruan në një të përjavshme, dhe është pikërisht kjo e përjavshme, e cila boton poezitë e tij të para, me një shënim të Attilio Beroluci-t.
Dalin poezitë e tjera të cilat futen në një antologji me narratorë debutues, me titull “A ndodhet vallë midis këtyre, mjeshtri i së nesërmes?”
Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ai është redaktor i faqes së parë letrare të një të përditshmeje italiane. Në vitin 1961 botohet përmbledhja e parë poetike e Bevilacqua-s “Miqësi e humbur”.
Dhe ky pasohet nga shumë vëllime poetike e romane të ndryshme. Në shumë raste ai është krahasuar me shumë autorë amerikanojugorë si Garcia Marquez, Onetti e Vargas Lloza.
Bevilacqua është një nga shkrimtarët më të përkthyer në botë. Me dritëhijet e të shkruarit ai di të na ofrojë në mënyrë natyrale e spontane, një krijim të vazhdueshëm, një përtëritje moderne të artit të të shkruarit.
Bibliografia
“La polvere sulL’erba” 1955
“Una città in amore” 1962
“La Califfa” 1964
“Il mito doloroso” 1966
“Questa specie d’amore”, 1966
“L’oçhio del gatto”, 1968
“Il viaggio misterioso” 1972
“Umana avventura” 1976
“Una scandalosa giovinezza” 1978
“La festa parmigiana” 1980
“La notte del fiore” 1981
“La mia Parma” 1982
“Il curioso delle donne” 1983
“Un cuore magico” 1993
“L’eros” 1994
“La Pasqua rossa” 2003
“Parma degli scandali” 2004
“Tu che mi ascolti” 2004
“Il Gengis” 2005
“Lui che ti tradiva” 2006
“Storie della mia storia” 2007
“Il prete peçatore” 2007
Filmografia- skenarë filmash
“La Califfa” 1970
“Questa specie d’amore” 1972
“Attenti al buffone” 1976
“La donna delle meraviglie” 1985
“Tango blu” 1987
“Gialloparma” 1999 etj
Çmimet e fituara
Çmimi “Strega” më 1968, për “L’oçhio del gatto”
Çmimi “Bancarella” më 1972 për “Un viaggio misterioso”
Çmimi “Bancarella” më 1991 “I sensi incantati”
Çmimi “Stresa di narrative” më 2000, për “La polvere sull’erba”
Çmimi ndërkombëtar “Città di Penne PE” më 2007
Shkarko attachment >> Alberto_Bevilacqua_Ndjesi_te_yshtura_KOpertina_949430876.jpg