Jaume Cabre ; “Senjoria” katalanase në shqip
Barcelona e vitit 1799 në romanin më të bukur në gjuhën katalanase, të shkruar nga shkrimtari Jaume Cabre. Ndërrimi i shekullit që shoqërohet me vrasjen më të bujshme të kohës, në “Senjoria”, që vjen e përkthyer edhe në shqip nga shkrimtari i njohur Bashkim Shehu, botues Instituti i Dialogut dhe Komunikimit. Jaume Cabre, me romanin "Senjoria" është i përkthyer në disa gjuhë të botës dhe i vlerësuar me një sërë çmimesh të njohura letrare si: çmimi i Kritikës, çmimi “Prudenci Bertranda”, çmimi i Kritikës “Serra d’0r”, si dhe “Prix Mediterranee”, romani “Senjoria” është cilësuar si vepra më e mirë e përkthyer në Francë gjatë vitit 2004
Vjen në shqip një ndër romanet më të njohura të shkrimtarit dhe skenaristit të shquar katalan, Jaume Cabre, "Senjoria". I përkthyer në disa gjuhë të botës dhe i vlerësuar me një sërë çmimesh të njohura letrare si: çmimi i Kritikës, çmimi “Prudenci Bertranda”, çmimi i “Kritikës Serra d’0r”, si dhe “Prix Mediterranee”, romani “Senjoria” është cilësuar si vepra më e mirë e përkthyer në Francë gjatë vitit 2004.
Tashmë pranë lexuesit shqiptar ky libër vjen i përkthyer me mjeshtëri nga përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Bashkim Shehu, botues Instituti i Dialogut dhe Komunikimit. “M’u deshën pesë vjet që të shkruaja romanin "Senjoria" dhe kur e mbarova atë dhe e hoqa prej vetes u ndjeva bosh si të më mungonte diçka të cilën nuk arrij ta shpjegoj dot”, - thotë shkrimtari katalanas, Jaume Cabre.
Nëntor 1799. Në Barcelonë ka ditë që bie shi dhe qyteti duket si i paralizuar. Por megjithatë, jeta sipërfaqësore e aristokracisë burbonase vazhdon rrjedhën e saj, e përqendruar e gjitha tek festimet e mëdha që do të bëhen me rastin e ndërrimit të shekullit... Pikërisht në këtë kohë në qytet ndodh një vrasje që bën mjaft bujë. Gjendet e vrarë një këngëtare franceze, e cila është mjaft popullore tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Për vrasjen arrestohet një i ri, të cilit për më tepër, i gjendet edhe një dokument që mund të sjellë rënien e “Senjorisë”, don Rafael Massos, regjent i mbretit, autoritetit më të lartë gjyqësor në Barcelonë. I akuzuari këmbëngul se është i pafajshëm, por atij s’i jepet asnjë mundësi të mbrojë veten. Sepse një gjë e tillë do të thoshte që gjithë dyshimet të binin mbi vetë gjykatësin... Libri është i ndarë në tri pjesë; Libri i Parë: Nën Shenjën e Orionit; Libri i Dytë: Llahtara e Plejadave; Libri i Tretë: Plutoni Bredharak.
Nën shenjën e Orionit
“Yjësia e Orionit ka nderin të konsiderohet më e bukura e qiellit. Në këtë katërkëndësh me përmasa vigane, më i gjerë nga veriu në jug dhe më i ngushtë nga lindja në perëndim, spikatin gjashtë yje të mëdhenj, ndër të cilët edhe Alfa Orionis, ose Betelgezi, që e merr këtë emër nga arabishtja Ibt-al-jauza, supi i gjigantit. Është një yll i kuqërremtë dhe shumë i shndritshëm. Beta Orionis, pagëzuar me emrin Rigel, ka një të bardhë të kaltërreme, sikurse edhe Gama Orionis, që quhet gjithashtu Belatriks, luftëtarja. Po xhevahiret e kësaj katedraleje qiellore janë ruajtur në brezin e gjigantit, yje të dyfishtë, dhe në shpatën ku galaktika apo mjegullnaja e mistershme që zbuloi Huigensi nuk ta lodhë vështrimin kurrë. Të lashtët, me fantazinë e tyre proverbiale, kanë parë në asterizmin e kësaj yjësie figurën mitologjike të gjahtarit legjendar që ndjek Plejadat. Nëse e vështrojmë tërësinë yjore netëve të vjeshtës tek mbush qiellin e Barcelonës, mund të ëndërrojmë duke përfytyruar se Orioni, që i ikën Skorpionit, gati-gati i arrin Plejadat, mirëpo sulmohet prej Demit. A ka histori më magjepsëse? Në fakt, s’janë veçse fantazi poetësh: yjësia në tërësi përbëhet nga yje padyshim gjigantë që ndoshta s’kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Prandaj, ndoshta kjo histori kaq e bukur nuk është gjë tjetër veçse thjesht një shajni e perspektivës. Po ndonjëherë fantazia ndihmon për ta bërë më të durueshëm realitetin”, - kështu shkruan Zhasint Dalmazas, në vitin 1778, duke u konsideruar kjo letër si traktat themelor i ekzaminimit qiellor.
Re.Ku
Senjoria
1
Buzëqeshi. Kishte plot dy vjet që nuk buzëqeshte. Senjoria buzëqeshi, syrin e majtë mbuluar me dorë, të djathtin ngjeshur tek teleskopi. Sikur kish gjetur sërish një mik të vjetër, sepse atë vjeshtë me shi, kjo ishte seanca e parë që i kushtonte shqyrtimit të qiellit natën, atë mbrëmje mrekullisht pa re. Kishte një vit që nuk e vrojtonte mjegullnajën e Orionit dhe ndjente mall për atë bërthamë të formuar nga katër yje që, po t’i besohej zotit Hallej, i largohen marramendthi njëri-tjetrit, a thua urrehen. A thua kishte urrejtje edhe në qiell. Don Rafel Maso i Puzhadas, regjent civil i Audiencës Mbretërore në Barcelonë, sikurse çdo herë që kërkonte nëpër qiell, përjetonte sërishmi një ndjesi pafuqie, vogëlie, frike ndaj së panjohurës, ngase ato yje, ato re të holla që dukeshin aq pranë përmes okularit, ishin përçudshmërisht të largëta, të vetmuara, të heshtura, të paarritshme, përtej dijes. Befas, don Rafelit iu kujtua Elvira, e ngrata dhe buzëqeshja e tij u tret. Tundi kryet për ta dëbuar kujtimin dhe lëshoi një psherëtimë drejt errësirës së kopshtit. U çua dhe kërkoi brenda mëngës një shami me dantella. Shfryu hundët lehtë. Sa herë dilte në kopsht për të soditur qiellin, e zinte rrufa. Pa çka se ishte me paruke, kapele tricepshe e pelerinë. E vrojtoi me sy yjësinë e Orionit dhe iu bë më e njohur se kurrë ndonjëherë. E futi shaminë brenda mëngës dhe, duke u përkulur për ta vështruar sërishmi mjegullnajën e tij të dashur, mbyti në vete një sharje ngaqë i kishte ikur nga fushëpamja e teleskopit. Gjuhëjashtë, iu desh plot një minutë për ta gjetur mjegullnajën ikanake. Donja Mariana i pati thënë se do merrte ndonjë të ftohur dhe, si përherë, ajo kishte të drejtë. Po ja që ai s’kishte dashur ta humbte rastin e asaj mbrëmje me qiellin e Barcelonës aq të kthjellët, që shfaqte pa droje të gjitha yjet e inventarit të vet vjeshtor, mbas një vargu të tërë ditësh me qiell të mbuluar, armiku i betuar i astronomëve. ǒështë e vërteta, don Rafeli nuk qe astronom. Në rini, kur filloi ta mbushte kokën me botën e koklavitur, të çuditshme e të mistershme të ligjeve, mësoi të vështronte rreth vetes me kureshtje dhe arriti të njihte fizikanë me emër, si don Zhasint Dalmazas, që e futën në botën e astronomisë. Gdhiu shumë e shumë net duke e kërkuar më kot sistemin dyfish të yjësisë së Lirës – o, sa e pavolitshme ishte ta vrojtoje Lirën, pothuaj gjithherë në zenit! – apo ato ndjekjet e çmendura dhe të ndryshueshme të Ganimedës, Ios, Evropës dhe Kalistos, që duket sikur lozin tek i zënë vendin njëra-tjetrës rretheqark Jupiterit të stërmadh e dembel, dados së tyre të amshuar, me një yll që i shndriste mbi bark mistershëm, si të ishte një Polifem kozmik. Në rini gjithashtu, don Rafeli ndiqte me interes botimet e mësjë Hallejt dhe, përgjatë njëfarë kohe, u thoshte miqve se donte të bëhej astronom. Po ja që jeta të imponohet: ai zëre se ishte bërë avokat dhe s’mund të flitej që t’i flakte me mendjelehtësi tërë ato vite që u pati kushtuar kodeve, kanoneve, ligjeve dhe vendimeve. Don Rafeli mori titullin e avokatit, u martua dhe e humbi zakonin e kalimit të netëve në ndjekje të misterit të heshtur të yjeve. Kur e kur, e nxirrte tejqyrën në kopsht ngaqë ishte prej natyre njeri i pakënaqur. I kishte zili pozitën dhe pasurinë e të tjerëve, bukurinë e grave të të tjerëve, mençurinë e disave, maturinë e ca të rrallëve dhe lumturinë e pothuajse askujt. Kështu, jeta e tij përshkohej nga lakmia e vazhdueshme dhe nga të qenët thellësisht i pakënaqur, çka e bënin të ëndërronte pa qenë poet, të dashurohej pa qenë donzhuan, të ngjitej gjithnjë në pozita më të larta se të tjerët dhe t’i thoshte vetes që kjo ishte lumturia. Dhe, ngaqë ishte njeri i zgjuar, dinte t’i ruante pozitat e fituara, qoftë dhe me çmimin e urrejtjes dhe zilisë së tjetërkujt. Tekefundit, s’ishin veçse lëvizje të dëshpëruara e të verbra për ta kapur lumturinë. Për fat të keq, nuk e arrinte. Dhe, në çaste përsiatjesh të sinqerta, gjithmonë e shihte veten në gjysmë të udhës. Ashtu si Jupiteri. Don Rafeli ishte si Jupiteri: tepër i madh, tepër ambicioz, tepër i rëndë për të qenë një planet i pandryshueshëm; tepër i vogël, tepër i dobët për të qenë një yll i zjarrtë, me energjinë dhe dritën e vet. Ndërkaq, ashtu si Jupiteri, kishte satelitët e tij.
- Ta marrë dreqi, prapë më iku! – u ankua don Rafeli duke i folur pafundësisë. Ndërkaq, dëgjoi hapa dhe pa një dritë që luhatej. – Ma fik atë kandil, Hipolit! – iu gërmush kapsallitjes që po afrohej.
- Më tha zonja t’ju thosha që vajti ora, - u dëgjua zëri i shërbëtorit të padukshëm.
- Erdha, de, erdha!
Dhe u përkul sërishmi. I pezmatuar, pa se vërtet, prapë e kish humbur mjegullnajën.
- Më tha zonja, - ngulmoi Hipoliti nga errësira, - t’ju thosha që kaloi ora tetë. Dhe që duhet ta ndërroni parukën për të shkuar në koncert.
- Më lërë rehat, - mërmëriti ai, prerazi.
U largua prej teleskopit vetëm, pasi u ndje i çliruar nga acarimi që i solli ndërhyrja e shërbëtorit. Mirëpo tashmë i qe davaritur ajo qetësi e brendshme që i duhej për të këqyrur qiellin. Ende paksa i nxehur, mori drejt shtëpisë, përmes territ, duke u përplasur me stolat e gurtë dhe me mendimet e veta, teksa, për një grimë, i qe kthyer shëmbëlltyra e Elvirës.
Në pallatin e markezit de Dosrius, në Rrugën e Gjerë, ishte zakon që të mblidhej ajka e shoqërisë burbonase të Barcelonës: ushtarakë, njerëz të ligjit, inxhinierë, funksionarë, tregtarë të shquar, politikanë vendi dhe importi, apo ndonjë francez që, në këto kohë të trishta, erërat e revolucionit i kishin marrë plëng e shtëpi, ndaj dhe kish gjetur strehë në vendin fqinjë, të trembur e mosbesues. I tërë ky takëm njerëzish kokëfortësisht të pagdhendur mblidhej për të dëgjuar muzikë (që ta kuptonin, duhej një përpjekje tejet patetike) dhe për të vallëzuar nën tingëllimin e vargjeve aleksandrinë (“Veç hakmarrje zemra ime frymon...”) që impononte poeti i ftuar.
Don Rafelit i pëlqente të ishte mysafir në shtëpinë e markezit de Dosrius, ngase ky, i kujdesshëm ndaj zakoneve të mira, s’kish hequr dorë nga rregulli për të lajmëruar nëpërmjet majordomit emrat e atyre që hynin. Don Rafeli e dëgjoi me ëndje atë “Senjoria e tij, Don Rafel Masó i Puzhadas, regjent civil Audiencës Mbretërore të Barcelonës, dhe zonja”. Regjenti e vështroi solemnisht gruan, donja Mariana ia ktheu vështrimin dhe të dy u futën në sallonin e madh, më madhështori në Rrugën e Gjerë, i lakmuar nga paria e Barcelonës, salloni kryesor i Pallatit të markezit de Dosrius. Grupet e të ftuarve, që po e vrisnin kohën duke u qortuar tinëz, gjetën një temë të re bisede me hyrjen e çiftit Maso. (A e shihni, don Rafeli çdo ditë më i thatë e më i kërrusur, është bërë si pikëpyetje; duket që i ecën puna; merre me mend; ç’doni të thoni me këtë; o, sikur t’jua kallëzoja...) Dhe çifti Maso, duke kaluar shpejt dhe duke buzëqeshur majtas e djathtas, shkoi drejt e tek oxhaku qendror, ku don Ramon Renau, markezi plak de Dosrius, me parukën ngjyrë argjendi, model vjenez, të re fringo, me një batanije mbi këmbët që s’i hynin në punë më, u shfaqte nderimet e tij të ftuarve, i ulur në një kolltuk të sofistikuar, me një sistem rrotash që bënin të mundur zhvendosjen e tij pa mundim. Prapa markezit plak, Mateu i padepërtueshëm, i patrazueshëm, priste urdhra. Markezi, që pretendonte se ishte aristokrati më i vrazhdë i Barcelonës, hungëroi tek i pa dy mysafirët e sapoardhur dhe e drejtoi te barku i senjorisë bastunin që s’e lëshonte kurrë.
- E po, si ia çoni, don Rafel?
- Shumë mirë, zoti markez.
Çifti bëri një përkulje të gjatë.
- Shkoni e më kritikoni, - ai tregoi të ftuarit e tjerë pasi shkëmbyen ca fjalë shkurtazi, - duhet të merrem me të sapoardhurit.
I bindur, çifti Maso shkoi të ndërpriste bisedën e një grupi që, nga ndryshimi i beftë i temës, kuptohej se ishte duke folur keq për ta. Mirëmbrëma, baron, baroneshë, regjent, don Rafel, buzëqeshje, përshëndetje, puthje dore, psherëtima, ç’të bëjmë, a do vijë Komandanti, dini gjë, më duket se po, zoti baron, dhe ai vështrim i rrëshqitshëm i don Rafelit mbi gjoksin e madhërishëm të donja Gajetanës, puna është se ka disa gjëra që..., sepse don Rafeli, tani që nuk visheshin më ato fustanet e qëmotit plot salltanet, si kambana, e dinte se ishte më e kollajshme t’u afroheshe grave e t’ua këqyrje gjinjtë, gjë që ishte një aventurë plot pasion, dhe don Rafelit i qenë njomur duart, siç i ndodhte rëndom kohët e fundit kur gjendej pranë donja Gejatanës, një mënyrë për ta harruar fytyrën e Elvirës, të ngratës.
- Kam dëgjuar të flitet, - tha baroni de Çerta, larg mendimeve kurorëshkelëse të senjorisë, - që kjo grua ka një zë të mahnitshëm.
- Ta shohim, njëherë, pastaj ta vlerësojmë, - tha donja Gajetana, duke kërkuar objektivitet nga thellësia e padijes së vet muzikore.
- Apo më mirë ta dëgjojmë.
Don Rafeli bëri një përkulje, duke fshehur dridhjen e zërit. Dhe grupi qeshi me elegancë dhe u shtendos paksa. Sërishmi prezantime, mërmëritje sërishmi, përkulje e matur e shkencëtarit të shquar don Zhasint Dalmazas, që ndodhet gjithherë në mjedise ku nuk e ka vendin, ajo dorë që vonohet një sekondë më tepër në puthjen e dorës së një gruaje të hijshme, dhe don Rafeli që psherëtin prapë ngaqë krejt zonjat premtojnë gjokse ku e ku më ngacmues se ai i donja Marianës. Ah, Elvira! Pse?... Dhe mendimet e don Rafelit u thërrmuan në grimca të panumërta ngaqë doktor Pere Malja, të cilit s’i shpëton asgjë, iu shtua grupit me njoftimin tepër të verifikuar se ajo Deflori kishte kënduar para zotit Kerubini dhe e kish prekur me artin e saj.
- E thashë unë, - ngulmoi baroni de Çerta, – është këngëtare e madhe.
- Po digjem për ta dëgjuar, - gënjeu don Rafeli, teksa, atë mbrëmje, i shqitur me pahir nga soditja e yjeve, ishte disi i ftohtë ndaj gjithçkaje përpos gjinjve, veçanërisht atyre të baroneshës së re.
- Vërtet, - përplasje e thembrës me padurim nga një prej burrave të rëndësishëm. – E kur fillon kjo punë?
- Kur t’i shkrepet plakut Renau, - tha baroni de Çerta, i pasuar nga buzëqeshje bashkëfajësie të zonjave.
Dhe don Rafeli mendoi çfarë hajvani që je, o Çerta. Nuk e meriton gruan. Se don Rafeli dëgjonte, po më anë tjetër kish në mendje veç dhëmbët plot freski dhe buzët e lagështa e të çelura të donja Gajetanës; përnjëmend, çdo ditë e më tepër e pushtonte trilli për të dhe, në çaste sinqeriteti me veten, tërbohej ngase ajo grua s’e kishte për gjë t’i bënte burrat e botës të buzëqeshnin para syve paksa të vëngër të burrit të saj budalla, Gajetana e dashur, por ty do bëja çdo lloj marrëzie.
- Jam i sigurt, - don Rafeli hodhi një vështrim vjedhurazi diku prapa, duke fshehur hundët në shaminë me dantella, - ky plakushi de Dosrius kërkon të na nervozojë para se të na hedhë... mishin.
- E po, nuk do t’ia japim këtë kënaqësi, - tha baroni.
Grupi shkoi drejt murit, atij me dritare nga Rruga e Gjerë. Aty, nën një pikturë ku paraqitej i dyti i markezëve de Dosrius, në krahët e një gruaje trupmadhe e plot gjallëri, e cila synonte të simbolizonte, ajo vetë, monarkinë burbonase, zotërinjtë i lanë zonjat nëpër karrige dhe në një bisedë për fustane e modele flokësh dhe u kthyen te mesi i sallës, duke ndjekur komentet që po bënte doktor Dalmazasi, më i lexuari dhe më pak i vlerësuari i grupit: nuk mund të mburrej me asnjë titull, përzihej me aristokracinë si pa gjë të keqe dhe flitej se simpatizonte revolucionarët francezë apo nuk di se çfarë enciklopedistësh dhe, për më tepër, është edhe mason, këtë e di nga një burim i sigurt. Doktor Dalmazasi, pra, po mendonte me zë dhe po thoshte se instrumenti më i mrekullueshëm është zëri i njeriut.
- Që na e ka dhënë Zoti, - saktësoi don Rafeli.
- Natyrisht, don Rafel, - pranoi doktor Dalmazas, që e kishte vështirë të besonte Zotin, por nuk ia kishte ënda të grindej. – A ishit në koncertin e Gjithë Shenjtorëve?
E po jo, doli se askush s’kishte qenë, sepse në teatër, për të dëgjuar muzikë, shkonin vetëm ata me jetë të brendshme; te markezi de Dosrius apo te markezi de Kartelja, apo madje edhe në Pallat, shkohej për të dëgjuar tjetër gjë përpos muzikës, dhe doktor Dalmazasit iu desh t’ia përshkruante koncertin e Gjithë Shenjtorëve disave që nuk u interesonte aspak, dy pjesë të Kerubinit me kuartet harqesh, a kuptoni, pastaj një pjesë nga njëfarë Van Bethoven, që më ngjan se është nxënës i Hajdnit, sepse ma kujtonte së tepërmi. Keni dëgjuar për të, besoj.
- Ë? – i hutuar, i kapur në befasi, don Rafeli.
- Për atë holandezin, atë Van Bethovenin.
- Jo. Është hera e parë.
Doktor Malja, kirurgu, pasi e kish lënë zonjën te vendi që i takonte, iu bashkëngjit grupit me një buzagaz dashamirës. E bëri edhe më të gjerë tek përshëndeti të urryerin regjent civil. Sepse, sigurisht, nga personat e pranishëm në atë rreth, don Rafeli ngjallte më shumë zili, urrejtje dhe frikë, si njeri i rëndësishëm, i paepur dhe i korruptuar, tre cilësi të pandara nga karriera e atyre që ishin ngjitur lart në Barcelonën e atyre viteve. Doktor Malja e ruajti buzagazin për të përshëndetur heshturazi kusurin e rrethit dhe iu desh të pranonte se jo, atij Van Bethovenit s’ia kishte dëgjuar ndonjëherë emrin. Askush s’ia kishte dëgjuar dhe doktor Dalmazasi, që dukej se kish më shumë haber nga muzika, e mbylli duke thënë se ai holandezi kishte ca gjëra të mira, veçse binte në sy që imitonte gjeni të tillë si Kerubini apo Salieri, dhe të gjithë ishin absolutisht dakord, po mua të ma shpjegojnë një çikë, atë Fanbetolenin apo si e quajnë.
ǒështë e vërteta, askush s’e kishte pasur mendjen te fjalët e doktorit. Atë çast, kish hyrë Komandanti dhe krejt vështrimet, edhe i don Rafelit, shkuan tek ai, si miza lakmitare e të ndrojtura. Tani po, mund të fillonte. Salloni tashmë ishte plot dhe katër a pesë lakej po shpërndanin karrige e kolltukë për t’u rehatuar ata tridhjetë e ca vetë që ndodheshin aty. Ndanë pianos në të gjelbër molle, markezi de Dosrius, bri të cilit ishte Komandanti i spitulluar, goditi dyshemenë me bastun për të vendosur heshtjen. Ndoca të rinj po prisnin mbështetur te muri në fund të sallës, me ndoca veshje të çuditshme – mjafton të themi se asnjëri syresh s’kishte paruke, - gjë e frikshme kjo. Njëri për shembull, me vështrim të shqetësuar e me krela të verdha, kishte një veshje prej të skamuri, madje dukej si argat. Me siguri kishte arritur të hynte në saje të shokut të vet, të atij djaloshi elegant e të shkurtër, me flokë të zinj e hundë kërrute, dhe që kish në duar një paketë. Flokëdredhuri i ra me bërryl shokut:
- Pse nuk shkon t’i biesh veglës, Nando? A do që të lajmëroj unë?
- Mos u tall!
Nga një derë përkundruall hyri një grua e kolme, madhoshe, madhështore, jo dhe aq nga përmasat se sa nga hija dhe mënyra e të mbajturit. Mari de l’Ob Deflor, bilbili i Orleanit, e përshëndeti markezin gërnjar me një përkulje të gjatë, i kushtoi një përkulje rreptësisht politike Komandantit dhe një tjetër të vagullt kusurit. Si për ta treguar sa më qartë kush paguante. Atëherë, shumëkush pa se prapa zonjës hijerëndë qe shfaqur, si nga hiçi, një njeri i grizhtë, i veshur në gri, me mjekrën si kornizë, ecje të ndrojtur dhe vështrim të trishtuar, ndërsa askush nuk e dinte se quhej mësjë Vidal, i afruar te pianoja si pa u vënë re dhe me një pamje të atillë që dukej se priste urdhra. Pak nga pak, duartrokitjet e mysafirëve të markezit de Dosrius u shuan dhe këngëtarja, pasi i shkrehu ca fjalë kërcënuese pianistit të saj, pasi i buzëqeshi publikut dhe kroi zërin lehtazi, mori frymë thellë dhe mbylli sytë për të kapur tingujt e parë të pianos.