E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hegseth rrezikoi sigurinë kombëtare/ Shpërndau informacione të klasifikuara për operacionet ushtarake

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka zbuluar se Sekretari i këtij Departamanti Pete Hegseth ka rrezikuar sigurinë Kombëtare duke shpërndarë Informacione të klasifikuara në aplikacionin e komunikimeve Signal sa i përket operacioneve ushtarake në Jemen.

Gjetjet e Hetimit u zbuluan nga mediat Amerikane që citojnë burime pranë Pentagonit Amerikan. Hetimet mbi ate qe u quajt Signal Gate dhe që përfshiu administratën Republikane të Donald Trump ne muajin mars  kishte vijuar prej rreth 8 muajsh. Në përfundimet e tij theksohet se shpërndarja e informacioneve të ndjeshme në aplikacionin Signal mund të kishte rrezikuar trupat amerikanë në Lindjen e Mesme nëse do të kishte rënë në duart e kundërshtarëve të huaj.

Hetimi I Inspektoratit te Pentagonit thote se Hegseth ka shkelur rregulloret ushtarake duke përdorur telefonin e tij personal për komunikime zyrtare.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka këmbëngulur publikisht se nuk ka shpërndarë asnjë informacion të klasifikuar, megjithatë raporti thotë se ai nuk ka ndjekur procedurat që duheshin ndjekur për deklasifikimin e materialeve që ndau në Signal.

Hegseth ka këmbëngulur publikisht se nuk ka shpërndarë asnjë informacion të klasifikuar. Raporti, megjithatë, nuk e sqaron nëse ai ka ndjekur procedurat për deklasifikimin e materialeve që ndau në grupin e bisedës në aplikacionin Signal. Raporti i Inspektoritatit Hetimor te Pentagonit  i është dorëzuar komiteteve të Shërbimeve të Armatosura dhe të Inteligjencës në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ku ligjvënësit po e shqyrtojnë gjetjet e hetimit.

Biseda në Signal u bë publike pasi një redaktor i revistës The Atlantic u shtua gabimisht në grup.  Materialet e dërguara përfshinin kohën e ngritjes së avionëve dhe momentet e goditjes së objektivave — informacion tejet i ndjeshëm, i cili nëse do të përfundonte në duar të gabuara, mund të rrezikonte jetën e pilotëve amerikanë. Shumë prej këtyre detajeve më pas u shfaqën në chat-in e Signal-it të ndarë nga Hegseth me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, si dhe në një bisedë tjetër me anëtarë të familjes së tij dhe avokatin personal te tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›