Heitinga, i lumtur në Everton

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 20:45
Mbrojtësi i Evertonit, John Heitinga ka thënë se dëshiron të mbetet në klub, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij.
Heitinga thuhej se mund të largohet nga Goodison Park, ndërsa kërkohet nga Bayern Munich.
Por, ai tha: “Jam i lumtur në Everton dhe synoj që sezonin e ardhshëm t’i ndihmoj ekipit të kualifikohet për në gara evropiane. Më mungon Evropa sepse është shkalla më e lartë ku mund të luani si futbollist. Shpresoj të arrij Evropën sezonin e ardhshëm”.