Pizarro, drejt largimit nga Roma

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 22:00
Mesfushori David Pizarro është në prag të largimit nga Roma, kanë njoftuar mediet italiane të enjten.
32 vjeçari është anëtar i Giallorossëve nga gushti 2006, mirëpo kërkohet nga klube të ndryshme evropiane.
Gjiganti grek Olympiakos thuhet se ka vënë Pizarrin në krye të listës së objektivave të tij për afatin kalimtar të verës.
E ardhmja e Pizarros në kryeqytetin italian është në dyshim pas një edicioni problematik, edhe pse ato kryesisht kishin të bënin me mosmarrëveshjet e tij me ish trajnerin Claudio Ranieri.