E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali shpërblen Van Persien

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 16:12

Arsenali planifikon të bënë Robin van Persien njërin prej futbollistëve më të paguar në klub së bashku me kapitenin Cesc Fabregas.

Sulmuesi holandez i cili ka shënuar 21 gola këtë sezon ka edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale me vlerë prej 70 mijë funte në javë.

Por, sipas tabloidit anglez The Sun, klubi londinez synon ti afron atij një marrëveshje e re duke ia rritur pagën në 90 mijë funte në javë.

Van Persie iu bashkua Arsenalit nga Feyenoord në vitin 2004 për vetëm 2.75 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›