Skenderbeu festa ne prag

Për një kupë të tillë dhe medalje që të marrin sytë ndoshta ia ka vlejtur pritja 78-vjeçare. Skënderbeu do të festojë sot në mbrëmje, në orën 18:45 në stadiumin e tij dhe i rrethuar nga një atmosferë miqësore, titullin kampion që e fitoi për herë të parë që nga viti 1933.
Futbollistët bardhekuq dhe stafi teknik i trajnerit Shpëtim Duro do të marrin një kupë të larë në ar që vlen 10 milionë lekë të reja si dhe do të varin në qafë medalje po të tilla që vlejnë 1 mijë euro.
Pra, një festë e shtrenjtë, një festë ku vetëm kupa dhe medaljet vlejnë më shumë sesa 10 milionë lekët që Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) jep rregullisht çdo vit për klubin që fiton titullin kampion.
Ndoshta duke mos dashur të shtojë zhurmën në përfundim të një kampionati tepër të zhurmshëm, Federata ka vendosur të jetë në Korçë vetëm me dy përfaqësues të saj, me presidentin Duka dhe sekretarin e përgjithshëm Prodani, të cilët do të duhet të jenë në atë qytet për të dorëzuar trofeun dhe medaljet.
Por, pavarësisht se çfarë do të bëjë FSHF, vetë Skënderbeu dhe Korça kanë vendosur të festojnë me gjithë forcën e tyre, duke mos dashur të kujtojnë histori të shkuara.
Titulli pas 78 vitesh pritjeje do të festohet me këngët korçare dhe besohet edhe me këngë të tjera, me birrë Korçe, brune apo bionde dhe me shumë brohoritje e thirrje lumturie nga mijëra e mijëra tifozë.
Do të jetë një festë bashkuese, ku do të mblidhen tok ata që para 10 ditësh ishin të ndarë në kutitë e votimit, një tjetër shembull se sporti mund ta realizojë misionin e tij për të afruar njerëzit.