E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekuri radioaktiv, kontrolle vetem ne Tirane dhe Durres

Hekuri qe hyn ne vendin tone kontrollohet vetem ne doganen e Durresit dhe te Tiranes. Ky fakt u be i ditur dje nga Instituti i Fizikes Berthamore, burime zyrtare te se cilit deklaruan se garantojne cilesine e hekurit vetem nga keto dy pika hyrese ne vendin tone. Vetem nje dite pasi gazeta "Koha Jone" beri publike deklaraten e frikshme te kryetarit te Keshillit Bashkiak te Elbasanit, Bujar Kllogjri, se ne vendin tone po ndertohet me hekur me permbajtje radioaktive, reaguan te gjitha institucionet perkatese, por asnje prej tyre nuk pranoi te jape nje sqarim konkret. Megjithate, mjafton vetem fakti qe autoritetet e percaktuara me ligj ushtrojne kontrolle vetem ne dy doganat kryesore ne vend, qe te lere vend per shume dyshime. Nje pjese e madhe e hekurit qe hyn ne vendin tone importohet nga Ukraina, por jo vetem hekuri per ndertim, por edhe skrapi qe perdoret per t'u perpunuar, ka te njejten origjine. Pikerisht kjo nuk perjashton faktin se hekuri mund te permbaje lende radioaktive, si pasoje e ndotjes nga Termocentrali i Cernobilit, lende qe jane shume te demshme per shendetin.
Nga ana tjeter, edhe vete legjislacioni shqiptar nuk ka nje ligj te qarte, qe te percaktoje spektrin e te gjithe rrezatimeve. Cka do te thote se ka vend per mjaft abuzime, kryesisht lidhur me produktin e hekurit. Aktualisht, ligji qe eshte ne fuqi percakton vetem hapat qe do ndiqen nga rrezet jonizuese. Pra, ketu perfshihen kryesisht rrezatimet qe vijne si pasoje e perdorimit te aparaturave mjekesore, si grafi apo edhe skopi. Por pervec ligjit, edhe ristrukturimi qe i eshte bere stafit te Institutit te Fizikes Berthamore ka bere qe ky kontroll te jete edhe me i kufizuar, pavaresisht punes qe po behet ne mbajtjen nen kontroll te radioaktivitetit. Matjet qe behen nga ky Institut zgjasin nga 10 deri ne 20 minuta dhe sipas tyre aparaturat jane shume moderne dhe rezultat jane te sakta. Gjithashtu, mesohet se ka pasur firma eksportuese te skrapit, qe jane detyruar te kthehen mbrapsht nga vendet qe jane pjese e BE-se, pasi jane konstatuar mbetje radioaktive.
Aktualisht, semundja e kancerit ne vendin tone ka njohur nje rritje ne permasa te frikshme dhe numri i personave qe preken cdo vit vjen duke u shtuar. Pavaresisht se faji i eshte veshur ndotjes se madhe te ambientit, duket se nuk eshte vetem ky faktori qe po "ha" jetet e shqiptareve. Megjithese dje gazeta kerkoi reagime konkrete, lidhur me problemin e hekurit me mbetje radioaktive, asnje prej institucioneve shendetesore apo edhe ato te kontrollit nuk dhane nje prononcim te qarte per pasojat apo edhe per situaten e importit te hekurit ne vendin tone.
"Koha Jone" publikoi skandalin
Gazeta "Koha Jone" publikoi dje kerkesen e bere nga Keshilli Bashkiak i qytetit te Elbasanit per ngritjen e nje komisioni, qe do te verifikoje hekurin qe hyn dhe qe del nga ish-Kombinati Metalurgjik i ketij qyteti. Kerkesa eshte bere nga vete kryetari i Keshillit Bashkiak, dr. Bujar Kllogjri, i cili theksoi se sipas informacioneve te marra rezulton se drejt Elbasanit vjen skrap, prokate dhe hekur radioaktiv me origjine nga Ukraina. Pasi perpunohet, hekuri u shitet tregtareve dhe ndertuesve shqiptare. "Me shufrat e ketij hekuri ndertohen pallate shumekateshe, shtepi banimi dhe objekte te ndryshme", deklaroi Kllogjri. Sipas sqarimit qe ka bere kreu i ketij keshilli, rezulton se ky hekur permban doza te larta radioaktiviteti, te cilat jane te demshme per jeten e banoreve dhe mund te provokojne kancer dhe semundje te pasherueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›