E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA e ndalur

Fatkeqesisht, shumekush duhet te jete gezuar per humbjen e ORA-s dhe Veton Surroit. Per mua, kjo eshte pjesa me e keqe e situates post-zgjedhore. Secili ne menyren e vet ka shprehur bindjen dhe arsyen pse ORA nuk mori me shume vota sesa 4 per qind. Por, nese shikohet rruga e ORA-s dhe Veton Surroit prej politikani, atehere eshte e arsyeshme pse nje mentalitet bukolik i mbushur me konspiracion dhe paqartesi nuk mund ta votonte Veton Surroin.
Surroi ka merituar me shume respekt, edhe per faktin se ka vene mendime te parakohshme - te cilat atij i kane sjelle mijera kundershtare, ne mos armiq. Mendimet e tij kane qene te kohshme per nje intelektual, por te parakohshme per nje politikan. Se ato kane qene te parakohshme - tregon fakti se me vone po te njejtat mendime u bene pjese e politikes se perditshme dhe gjuhes qe ai kishte perdorur prej kohesh. Me ne fund, te njejtit qe e kishin share Vetonin prej kohesh, se fundi ishin shume te nxehur t'i predikonin ato mendime dhe situata per te cilat ate e shanin.
Veton Surroi nuk perballoi rrugen e tij te derivonshme, duke u konvertuar ne njeriun qe ai prej kohesh e kishte kritikuar dhe e kishte konsideruar jashtekohor. Ne zgjedhjet e fundit nuk perdori gjuhen dinjitoze te politikanit te moderuar, por ate e konvertoi ne gjuhe dhe veprim te se kaluares.
Posteri me nje lider boteror, Xhorxh W. Bush, ishte pika per te cilen Surroi prej vitesh e kishte kritikuar ashper qofte per manipulim rasti, qofte per mungese ideje dhe rrugedaljeje nga situatat.
Veton Surroi humbi edhe per faktin se luajti vetem. Luajti ashtu sic nuk i takon nje njeriu qe pretendon te krijoje sistem. Pika tjeter ishte perceptimi me realitetin. Udhetimi i tij neper fshatra nuk kishte ndonje domethenie politike prej lideri. Ishte i vrullshem dhe medialisht i pa konceptuar. Veton Surroi kishte harruar se koncepti populist nuk i rri mire dhe udhetimi neper fshatra nuk mund te krijonte besueshmeri totale te votuesit fshatare. Veton Surroi ishte emri me i perfolur ne opinion, si prijes i mundshem i nje levizjeje qytetare, e cila ne nje kohe do te pergatitet te marre nje pjese te elektoratit neper qytete. Pikerisht neper qytete, ku edhe jane votuesit e tij, ishte shume i pakujdesshem dhe jo perqendrues.
Perkunder faktit se gjate luftes ne Kosove dhe sidomos ne Rambouillet, Veton Surroi pat ndertuar nje kapital te konsiderueshem politik, pas luftes ne Kosove, ai ishte perqendruar ne konsolidimin e biznesit te tij, qe sot perben media te shtypura dhe elektronike, investime ne patundshmeri. Por, nuk i mjaftoi te konsolidohet neper qytete.
Ai kishte nje perparesi te jashtezakonshme, sepse nuk ekzistonte asnje moment i rendesishem politik e dramatik i dy dekadave te fundit te Kosoves qe nuk eshte markuar edhe emri i Veton Surroit. Nje pjese e opinionit shihte ne figuren e tij karizmin, e cila do t'i jepte nje shije moderniteti politikes kosovare, do t'i jepte shmek.
Ky njeri i lakmoi politikes populiste dhe iku nga vetja e tij. Pa spotin televiziv, gjerat tjera ishin totalisht te pa konceptuara. E pikerisht spoti i tij - nuk shkonte as me fshatin dhe votuesit nga fshati dhe as posteri me Bushin.
Gjithmone i kujdesshem per pamjen, perkunder shume politikaneve te kesaj skene, te cilet nuk dine t'i kombinojne as ngjyrat, Veton Surroi e humbi edhe kete pjese te shijes.
Duke e sjelle ne jeten publike, e sidomos ate politike, sharmin dhe shmekun e gjenerates se ciles i takon, Surroi ka bere qe delegacionet politike kosovare gjithmone ta kishin ne perberje edhe nje njeri qe i kuptonte shenjat dhe kodet e shekullit njezet dhe mundohej t'ua dekodonte "perfaqesuesve te popullit", qe kuptonte thelbesisht se cka jane duke folur nderkombetaret.
Ky njeri, keto kode nuk i perdori gjate fushates. Perkundrazi i hoqi nga perditshmeria e tij.
Arrogancen e ndertoi ne qytet, kurse lehtesine e komunikimit, ne menyre te panevojshme, e drejtoi neper fshatra. Neper fshatra, anglishtja, rrefimet per konferencat nderkombetare, nuk kishin bere shume pershtypje ne nje pjese te ecjes se gjate.
Nje pjese tjeter e kesaj jete publike, sidomos ato neper fshatra, nuk e kane kuptuar dhe as pranuar participimin e tij prej qytetari dhe intelektuali ne jeten publike te Kosoves.
Ndoshta kjo jete publike e Kosoves do te mund te bente edhe pa Veton Surroin. Por, me siguri - do te jete me e varfer dhe me pak e rafinuar se me te.
P.S:
Kushdo qe do t'i kishte dy media ne pronesi te veten, do te ndihej i ofenduar qe mos te kalonte pragun zgjedhor prej 5 per qind. Gojekeqijte thone se edhe Haxhi Merxha po t'i kishte keto dy media, do te kalonte pragun prej 5 per qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›