E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hekurosja “ekstreme”

Nëse u është mërzitur mënyra e zakonshme e kryerjes së punëve të shtëpisë, vetëm ju duhet të jeni kreativ. Pse për shembull të mos e merrni dërrasën e hekurosjes dhe të dilni në mes të rrugës? Në fakt këtë e bëri një britanik të premten në mëngjes.

Njeriun të cilin e kapën kamerat e sigurisë identiteti i të cilit ende nuk dihet, u pa me dërrasën e hekurosjes në shiritin e mesëm të autostradës M1, në veri të hyrjes së Londrës, ndërsa më pas filloi me “hekurosjen ekstreme”.

Për fat, ky aksion i çmendur nuk u shndërrua në tragjedi, si për të ashtu edhe për shoferët, Kjo pjesë e autostradës ishte mbyllur më herët për trafikun pas zjarrit që kishte shpërthyer në një urë aty afër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›