Ditët e fundit në liri të Kejt Midëllton (FOTO)
Kejt Midëllton është fotografuar duke shëtitur në rrugët e Londrës, pak ditë përpara se ajo të bëhet princeshë. Duket e lumtur si një zog e nuk ka pse të mos jetë, pas tetë ditësh martohet me njeriun e ëndrrave të saj përpara miliarda njerëzve, që do e ndjekin ceremoninë live.
Ajo shoqërohej nga dy oficerë sigurie, pa ndonjë masë të madhe, siç ishte menduar. Kejt duket më e dobët dhe disa thonë se është për shkak të dietës përpara ditës së madhe.




