Pensionistja e sëmurë bie në ujërat e akullta gjatë shpëtimit (FOTO)
Një pensioniste britanike është në gjendje kome në një spital pas ra në ujërat e akullta me temperaturë nën zero gjatë një përpjekje të dështuar për ta shpëtuar. Janet Richardson ishte në një udhëtim me të shoqin në Polin e Veriut, por u ndje keq. Ajo kishte hemorragji dhe kapiteni i anijes u detyrua të thërriste një anije tjetër më të vogël për ndihmë. Por, gjatë momentit që trupi i saj po kalonte nga njëra anije në tjetrën, dy anijet lëvizën dhe e moshuara ra në ujë. Plot katër minuta qëndroi ajo në ujin e akullt derisa u shpëtua nga ekuipazhi. Tani ndodhet në spital, por mjekët thonë se ajo jep pak shenja jete. Shikoni më poshtë fotot e kësaj tragjedie.


