Hekurudhat në mëshirë të fatit, jepen me koncesion
14/12/2008 Në buxhetin e 2009-s 80 milionë lekë për rrjetin
Qeveria planifikon të japë me koncesion shërbimin hekurudhor. Për shkak të gjendjes së amortizuar dhe lënies pas dore për një kohë të gjatë për mungesë fondesh, mendohet që edhe ky sektor të kalojë në menaxhim nga kompani private. Kanë arritur tashmë kërkesat e para në zyrat e administratës së punëve publike, të cilat do të shqyrtohen nga ekspertët. Pavarësisht gjendjes, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar 80 milionë lekë fonde, që do të shërbejnë për përmirësimin e transportit hekurudhor. Sipas detajimit të buxhetit të Ministrisë së Punëve Publike, rreth 60 milionë lekë nga këto fonde do të përdoren për përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës hekurudhore, ndërsa pjesa tjetër, 20 milionë lekë, për rritjen e disponibilitetit të mjeteve lëvizëse. Nga sistemi aktual i infrastrukturës rrugore në ndërtim do të mundësojë lidhje të shpejtë të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe vendeve të tjera, si dhe daljen e tyre në det, por tashmë qeveria ka kthyer sytë nga zhvillimi i rrjetit hekurudhor. Sipas ekspertëve, gjatë vitit 2009 do të punohet për lidhjen e sistemit hekurudhor shqiptar me atë të Maqedonisë. “Qeveria maqedonase është marrë me përcaktimin e trasesë dhe shpronësimet, ndërsa Shqipërisë i kanë mbetur edhe tre-katër kilometra dhe ne do të përpiqemi që brenda vitit 2009 ta plotësojmë detyrimin tonë”, - thanë ekspertët.