“Vlera e vërtetë e parasë” arrin në Vlorë
14/12/2008 Konkursi
Në qytetin e Vlorës u zhvillua pak ditë më parë konkursi “Vlera e vërtetë parasë” midis shkollave të mesme të këtij rrethi. Konkursi është pjesë e programit të edukimit ekonomiko-financiar që Banka e Shqipërisë po zbaton prej vitit të kaluar. Në fazën e parë të konkursit të zhvilluar në rrethin e Vlorës morën pjesë 17 shkolla nga qyteti dhe fshatrat e këtij rrethi. Konkursi u organizua në tri panele konkurrimi, me një pjesëmarrje prej rreth 400 nxënësish dhe mësuesish. Banka e Shqipërisë synon jo vetëm që të njohë nxënësit me funksionet kryesore të saj dhe rolin që ajo luan në zhvillimin ekonomik të vendit, por njëkohësisht të përgatisë bankierët e ardhshëm të Shqipërisë. Në përfundim të kësaj faze u shpallën 3 skuadrat më të mira, që grumbulluan më shumë pikë, dhe ato ishin shkollat “Ali Demi”, “Numër 1” dhe “Aulona”. Këto tri shkolla do të konkurrojnë midis tyre në fazën finale, që do të zhvillohet pas disa ditësh në Vlorë.