Helena Kadare: Ja pse mbreteresha Geraldine i shkroi Ismailit
Bashkeshortja e gjeniut te letrave, Helena ne cdo kapitull zbulon njohjet e saj me Is, takimet dhe leter shkembimet qe Is kishte me personalitet te politikes ne ato vite. Ne nje rrefim te mbushur plot me ngjarje, takime, te fshehta te perbashketa, tradhti te supozuara bashkeshortore rrefehen ne librin me kujtime te Helena Kadarese, "Kohe e pamjaftueshme" qe kemi shkeputur per ta sjelle per lexuesin. "Kohe e pamjaftueshme" vjen si botim i Shtepise Botuese Onufri.
Te kthehemi tek ngjarjet e viti 1997. Ne ekranet e Tv-ve vazhdonin pamjet e padurueshme te Shqiperise. Anarki, marrezi e pergjithshme, shteti i kthyer permbys. Per te kuptuar psikozen e asaj qe po ndodhte atje, po sjell ketu reagimin e shoqes sime Nasta (Fatmira Aliaj), qe ato dite kishte mberritur ne Paris. Tek rrinim e degjonim prej saj skenat e paperfytyrueshme te ngjarjeve, poshte ne rruge, mu midis Bd. Saint Michel, u degjuan sirenat e fuqishme te policise, bilbilat, urdhra me ze te larte. Te shqetesuar dolem ne dritare per te pare capo ndodhte. Ne te vertete, nje pamje me se zakonshme. Rruga e bllokuar, makinat e policise, punonjesit e mbrojtjes se rendit me uniforma dhe me radiot e dores ne vesh. Kalimtaret shmangnin rrugen per te kaluar anash trotuareve.
"Sa e habitshme!", tha ajo, pa e fshehur kenaqesine. Ne fillim nuk e kuptova perse e kishte fjalen. Pastaj kur ajo tha: "e shkreta Shqiperi, cdokush ben c'te doje e asnjeri s'nderhyn" e mora vesh se mrekullomi i vinte nga vendosmeria per te mbrojtur rendin.
Mendova se po ta degjonte ndonje francez do te habitej me ta! Duhet te jesh atje qe ta kuptosh cdo te thote kjo", psheretiu.
Ne mengjes mori ne telefon gazetari i njohur Jean Pierre Elkabbach, per nje interviste te shkurter me Is. Nder te tjera e pyeti se c'mendonte per nje nderhyrje ushtarake evropiane. Is iu pergjigj se do ishte, ndoshta e vetmja zgjidhje. Pas kesaj beri pyetje tjeter, thelbesoren: a deshironte Is qe ata te dy te benin se bashku nje nderhyrje publike te presidentit Jacques Chirac, ne menyre qe Franca te nismetonte nje aksion evropian, per te nderhyre ne Shqiperi. Is u tregua menjehere i gatshem. Ai propozoi qe biseda mes tyre te behej qysh te nesermen ne mengjes, ne emisionin teper te degjuar te tij ne radio. Ai ishte me se i sigurt qe nderhyra do te dilte me sukses. Vete Is ishte skeptik.
Nga nje dhome perbri ndiqja intervisten parapa xhamave te trashe te studios se regjistrimit. Me emocion te thelle ndoqa thirrjen drejtuar presidentit Jacques Chrrac. Pak a shume dialogu ishte ky: zoti Kadare, do te deshironit ti drejtoheshit presidentit te Frances per te bere dicka per vendit tuaj? Dhe pergjigjja e Is: Natyrisht. Do te ishte e vetmja zgjidhje. Franca mund te merrte nje nisme per nje nderhyrje ne Shqiperi. sipas tij, kjo ishte e domosdoshme per te penguar nje vend evropian te rreshqitje ne vetevrasje. Jean Pierre Elkabbach e saktesoi dhe me tej pyetjen: eshte fjala per nje nderhyrje ushtarake?
Is, pas nje hezitimi fare te shkurter, u pergjigj: pikerisht, e kam fjalen per nje nderhyrje ushtarake te Evropes. E mbaje mend fare mire pyetjen me delikate te gazetarit: I.K e njihte mire popullin e vet. Cmendonte me kete rast, a nuk ishte rrezik qe populli shqiptar, i armatosur sic qe, pas hapjes se depove te ushtrise dhe sipas tradites qe ushtria e huaj duhej te pritej me arme, mund te qellonte kunder ushtrise se Bashkimit Evropian?
Is, kete here pa asnje hezitim, u pergjigj se kjo gje nuk kishte per te ndodhur. Elkabbach-i na percolli gjithe gjalleri deri te shkallet. Ne taksi tek ktheheshim, Is ishte i heshtur. Me ne fund e nxori se cfare e shqetesonte: si shume me lehtesi e bera ate premtimin se shqiptaret nuk do te qellonin evropianet. Nga ata te cmendur qe eshte mbush Shqiperi, cdo gje mund te presesh".
Ne mbremje, Tv-i francez dha lajmin e habitshem per ne: presidenti i Frances, i cili ndodhej per vizite ne Argjentine, po e shkurtonte viziten per shkak te ngjarjeve shqetesuese ne Shqiperi. Pak kohe me pas ndodhi vertete nderhyrja ushtarake ne Shqiperi, kunder se ciles per here te pare ne historine shqiptare nuk u zbraz asnje arme. Is, sipas menyres se vet e shpjegoi ne shtyp simboliken e saj: shqiptaret nuk iu binden per here te pare tradites, ngaqe per ta ushtria nuk quhej armike, por ushtria e kontinentit te cilit ketej e tutje ata i perkisnin. Ne te vertete nuk u vra asnje ushtarak i huaj, me perjashtim te nje rreshteri amerikan.
Leter shkembimi me mbretereshen Geraldine per kthimin ne atdhe
Leterkembimi me mbretereshen Geraldine ishte nje shenje me teper e rikthimit te normalitetit ne Shqiperi. Is kishte terhequr gjithmone personaliteti i Geraldines. Opinionin e tij per te ai ia kishte dhene pa rezerva shkrimtares franceze Josephine Dedet, ne kohen qe ajo shkruante librin, "Mbreteresha e Shqiptareve". Per Is ishte nje shenje emire qe tani, ndryshe nga nje tradite e keqe, pothuajse boterore, ku fajet e mbreterve te rrezuar nga froni iu ngarkoheshin mbretereshave, sidomos kur ato ishin te huaja, ne Shqiperi Geraldina nuk ishte pergojuar asnjehere. Per Mbretin Zog ishin thene e cnuk ishin thene, kurse mbreteresha asnje fjale. E habitshmja qe se edhe komunistet, qe e kishin kaq te lehte sharjen, nuk kishin guxuar kurre te permendin ate per keq. Per Is ishte kenaqesi e vecante kur nje dite, befas, erdhi nje leter nga Johanesbergu, e nenshkruar nga Geraldina, gruaja e Mbretit Zog I.
Midis te tjerash ajo shkruante:
Johanesburg, 18 janar 2002
I dashur shkrimtari yne i shquem Z.Ismail Kadare,
...veprat tueja me kane dhene ate kenaqesi te rralle qe jane shkrue me nji art brilant e befasues, kane mrekulline e fjales dhe horizontet e mendimit te thelle filozofik. Personalisht jam shume e nderueme edhe per ato fjale zemerore qe keni shkrue per mue dhe qe i kane botue ne paris znj. Josephine Dedet ne nji liber per mue.
Gjithmone kam shpresue se do te vi ne shqiperine tone te dashtun. Kjo ka qene andrra ma e madhe per mue dhe burrin tm, mbretin Zog. Edhe ma vone, kudo ku kemi jetue me familjen Mbretnore, edhe ketu ne Afriken e larget, shqipnia ka qene me mue dhe une kam jetue vetem per shqipnine. Po kehstu dhe biri jem, Mbreti Leka dhe e gjithe familja jone.
Shpresoj se tash ka ardh koha me jetue ne shqipeni, bashke me gjithe familjen teme. Une e kam vendin aty, ne Atdheun tone, bashke me burrin tem , Mbretin Zog.
Dashte zoti i madh qe te jetoj perseri me shqipnine, qe ma dha emnin te cilin e kam ruejt si thesarin ma te vyer te jetes seme! Ju perqafoj zemersisht dhe lus Zotin e Madh qe te takohemi ne Tirane.
Geraldina
Dhe pergjigjia e Is:
Madherise se saj, Nenes Mbretereshe
Me kenaqesi te pazakonte e mora dje letren tuaj, per te cilen ju falenderoj nga zemra. Fjalet e tuaja te bukura, te mencura e fisnike per mua si shkrimtar, une i marr njekohesisht si nderim per letersine dhe gjithe kulturen shqiptare.
Ndonese i formuar si intelektual ne nje kohe te ashoer dhe plot moskuptime te renda, kam pasur gjithmone per ju, ashtu si shume njerez ne shqiperi, nje respekt te heshtur.
Konteshe e re, e ardhur nga qendra e europes, per tu bere mbretereshe e shqiptareve, ju treguat per ta nje perkushtim dhe nje devocion mallengjyes, qe e kane shembullin e rrale ne kete shekull. Zonje e larte, vendimi juaj per tu kthyer e per te jetuar ne shqiperi, kane qene per mua, dhe kam bindjen se do te jete per shumicen e shqiptareve, nje lajm i gezuar dhe jashtezakonisht prekes. Ju po ktheheni ne vendin qe fati e solli te behet Atdheu i juaj, ndonese ky vend ju ka sjelle shume me teper brenga sesa gezime. Me kete akt te larte, ju na jepni nje mesazh te gjitheve, mesazhin fisnik se atdheu mund te jete i dashur edhe kur eshte i varfer dhe i veshtire.
Po e mbyll kete leter me urimin me te perzemert per kthimin tuaj te mbare, me shprese per t'ju takuar ne Shqiperi.
Ismail Kadare
Paris, 12 mars 2002
Mbreteresha e mbajti fjalen. Ajo u kthye vertete per te vdekur ne Shqiperi dhe ne patem fatin ta takojme perpara se te shuhej.